Me dorë në zemër dhe mendjen tek zgjedhjet e qershorit

Postuar në 20 Dhjetor, 2016 14:17

Më pak të dënuar në burgje, më pak debitorë ndaj OSHEE-së dhe më pak pensionistë me të ardhura të uëta. Për të fituar zemrën  dhe më pas votën e gjithë hallexhinjve qeveria ka marrë disa vendime që kontrastojnë dukshëm me propagandën e deritanishme të të bërit shtet me çdo kosto. Cilat janë ato?

Kështu si fillim propozohet një amnisti, nga e cila përfitojnë edhe personat e dënuar për ndërtimet pa leje dhe ata për vjedhje energjie që u është dhënë vendim i formës së prerë deri me 10/12/2016. Sikurse, përfitojnë edhe personat që janë në hetim apo gjykimin për këto vepra dhe që kanë ndodhur para datës 30/11/2016. Nga amnistia falen edhe dënimet me gjoba si dhe lirimet me kusht. Nuk përfitojnë nga ky nen të gjithë personat të cilët mbajnë apo kanë mbajtur një funksion publik.

Nga ana tjetër kryeministri ka hedhur në publik variantin e një qeverie që e vë dorën në zemër, ndonëse nuk e ka kursyer kamzhikun.  Përveç faljes së kamatvonesave për personat që kanë shlyerjer në mënyrë korrekte debitë e energjisë ai tha sot se skema e re e pensioneve u jep mundësi atyre pensionistëve që nuk kanë paguar kontribute që shteti t’u japë pension social.

Kontributet ndër vite humbnin në gropën e borxhit të qeverisë së shkuar. Sot kemi vendosur një pension social. Për këdo që vjen në moshën e pensionit, edhe pse nuk ka derdhur asnjë kontribut, shteti jep një pension social. Këto janë reforma janë jo për një e dy veta, por për një gjeneratë të tërë dhe brezat që vijnë. Qeveria e kaluar i shpërfilli pensionet. Tashmë vendi ka hyrë në një kthesë jo në një drejtim të paditur siç ishte dikur- tha Rama.

Comments

Submitted by andi 1 (not verified) on

Amnistinë e bëri për të liruar vendet se burgjet janë mbushur plot, pastaj pasi të fitojë përsëri në 2017 do ti mbushë për 4 vjet përsëri, e kështu me rotacion të gjithë do ta provojmë të paktën nga një herë në tetë vjet burgun.

Submitted by Miredita (not verified) on

Kjo eshte edhe oak ironike, tragjike dhe komike njeheresh.
Pastaj, burgu per burra eshte.
Duhen boshatisur ca burgjet, mbasi duhet t'u lene vendin atyre qe do te godase VETINGU, e me rradhe, nga Salushi, Llullushi, Lilushi, Medushi, Rulushi, Zenushi,&Gidushja, Hachinastushi e me rradhe te gjate kjo pune.
Do kene pune burgjet kete vit qe vjen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.