rama

1 vit kohë për të zgjidhur ndëshkimin e korrupsionit në nivele të larta

Postuar në 28 Qershor, 2018 12:43

Një vit kohë ka Shqipëria për të treguar prova konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të paktën ky ishte pretendimi i Holandës dhe Francës, dy prej vendeve që kundërshtuan hapjen tani të negociavate të anëtarësimit me vendin tonë.Qeveria e ka hedhur topin e përgjegjësisë sa te opozita të cilën e etiketon esadiste, aq dhe te mosmarrëveshjet e brendshme në gjirin e BE-së.

Të thuash "Jo" pa ta kërkuar njeri, esadizmi në versionin zyrtar

Postuar në 27 Qershor, 2018 10:50

Një ditë pasi Brukseli e ngeli në klasë qeverinë shqiptare, gazeta gjermane "Bild" publikon një intervistë me kryeministrin shqiptar duke theksuar se zoti Rama ka vendosur t'i thotë "Jo" Europës për ngritjen e një kampi refugjatësh. 
"Qeveria shqiptare hedh poshtë propozimin për ngritjen e qendrave të pritjes për emigrantët dhe refugjatët që duan të arrijnë në shtete e BE"- citohet të ketë thënë Edi Rama. 

Ndjesa e qeverisë si Ngjarje Kompensimi 50 milionë euro për Kastratin

Postuar në 22 Qershor, 2018 16:46

Sot dy ministra të qeverisë shqiptare, ai për Financat dhe Ekonominë Arben Ahmetaj dhe i Infrastrukturës dhe Ekonomisë, Damian Gjiknuri, kanë prezantuar në Kukës të ashtuquajturën paketë të negociuuar për tarifën e rrugës Durrës-Kukës. Siç bëhet e ditur, tarifa për qytetarë të Qarkut Kukës është 100 lekë të reja për automjetet personale dhe për 44 kalime. Efekti financiar i kësaj negociate shkon në 48.5 milionë euro, të cilat qeveria shqiptare merr përsipër t’ia paguajë konçesionarit.

Duan që të keqkuptohen

Postuar në 20 Qershor, 2018 14:22

Sot Ministria e Brendshme e Shqipërisë është detyruar të publikojë atë që e quan një sqarim për prononcimin e zv.ministrit Julian Hodaj, i cili ka thënë për ADF-në gjermane se Shqipëria ka kapacitet të mbajë 600 mijë emigrantë.  Ministria thotë se lajmi ka nxjerrë deklaratën nga konteksti duke ofruar me këtë rast edhe sqqarimin e vet:

Teatri Kombëtar, ose etapa e dytë e luftës ndaj klanit Veliaj-Xhafaj

Postuar në 20 Qershor, 2018 11:37

Ajo që po ndodh së fundmi me Teatrin Kombëtar mund të kuptohet më mirë në kompleksitetin e vet nëse shohim edhe aspektin politik të çështjes, përpos atij financiar dhe social. Dhe në këtë aspekt, do të duhet të lexojmë lojën e kryeministrit Rama, i cili vazhdon me debatin për Teatrin, goditjen ndaj klanit kundërshtar në Partinë Socialiste të drejtuar nga treshja, Veliaj-Xhafa-Ruçi.

Fisheku i fundit për negociatat

Postuar në 18 Qershor, 2018 20:10

Shfaqja ku kryeministri Rama u shfaq me krerët e komuniteteve fetare duket parakaluar në mes të Parisit është një kartolinë që tani i duhet qeverisë për të lobuar për hapjen e negociatave.

Nuk dihet ende se e kujt ishte ideja, por një rekomandim nga komunitetet fetare do t’i shkojë Brukselit për t’i dhënë Shqipërisë këtë status. Ministria e Jashtme njoftoi se krerët e bashkësive fetarë në Shqipëri i bëjnë apel kancelares Merkel dhe Presidentit Macron të mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë.

 

Rama: Nuk tërhiqemi nga inceneratori në Fier

Postuar në 09 Qershor, 2018 19:00

Kryeministri ishte në Fier për të prezantuar projektet që qeveria ka për këtë qark. Investimi që ka hasur në pengesa është ai i inceneratorit, për të cilin kreu i qeverisë deklaroi se nuk ka kthim mbrapa. Rama solli si model të suksesshëm inceneratorin e Elbasanit, ndërsa përmendi se shembuj të impianteve të tilla ka edhe në Vienë.

Vuçiç i jep një dorë "mikut Edi" në Tiranë: Nuk jam si Rama që lyp nëpër Europë

Postuar në 31 Maj, 2018 19:25

“Unë kam një qasje të ndryshme nga Edi Rama, unë nuk dua të lyp për çfarëdo lloj arsyeje". Kështu i është përgjigjur presidenti serb Aleksandër Vuçiç pyetjes së gazetës franceze “Le Monde”, lidhur me Samitin e vendeve të Ballkanit Perendimor  që u mbajt në Sofje.

Pyetja ka qenë nëse ka ende kuptim të duash të hysh në BE para vitit 2020, pas qëndrimeve të Macron se “BE fillimisht duhet të reformohet dhe pastaj të zgjerohet”.

Amfiteatri i Tiranës, Veliaj bojkotohet nga Kryeministri

Postuar në 30 Maj, 2018 22:10

Ca shkallë të sistemuara dhe pastruara, disa drita, një pastrim, një rrethim dhe skena e përurimit të radhës është gati për z. Veliaj. Ai ka shpërndarë sot tekstin e lajmit për hapjen e amfiteatrit të Tiranës në Liqenin Artificial, tekst në të cilin bie në sy frazeologjia klishe, me krahasime bajate të z. Veliaj. Ky është lajmi që na vjen nga Komunalja e Tiranës, ndërkohë që lajmi politik është bojkoti i aktivitetit nga z. Rama. I cili ka bojkotuar edhe virtualisht.

Rekrutimet e ushtarëve prezantohen si vende të lira pune

Postuar në 27 Maj, 2018 21:41

Hendeku që kanë zyrat e Punës për të plotësuar objektivat e punësimit, e kanë shtyrë qeverinë të përfshijë në vendet e lira të punës kuotat e rekrutimeve për ushtarët me pagesë. 

Madje Forcat e Armatosura kanë patur stendën e tyre në Panairin e Punës në Berat, organizuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit. Stendat i ka vizituar, mes të tjerëve edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa 1/3 e vendeve vakante i përket ushtarëve me pagesë. Në Panair u rklamuan 300 vende të lira pune, ndërsa Rama u shpreh se objektivi i vitit  për punësime nga zyra e punës është për 25000 mijë kontrata. 

Pages

Subscribe to RSS - rama