Amfiteatri i Tiranës, Veliaj bojkotohet nga Kryeministri
Ca shkallë të sistemuara dhe pastruara, disa drita, një pastrim, një rrethim dhe skena e përurimit të radhës është gati për z. Veliaj. Ai ka shpërndarë sot tekstin e lajmit për hapjen e amfiteatrit të Tiranës në Liqenin Artificial, tekst në të cilin bie në sy frazeologjia klishe, me krahasime bajate të z. Veliaj. Ky është lajmi që na vjen nga Komunalja e Tiranës, ndërkohë që lajmi politik është bojkoti i aktivitetit nga z. Rama. I cili ka bojkotuar edhe virtualisht. Asnjë foto, asnjë fjalë për amfiteatrin e përuruar nga ish-beniamini i tij, të cilit sot nuk i vlen edhe aq shumë gëzimi I shtirur për Tiranën që zhvillohet.
Add new comment