Fisheku i fundit për negociatat

Postuar në 18 Qershor, 2018 20:10

Shfaqja ku kryeministri Rama u shfaq me krerët e komuniteteve fetare duket parakaluar në mes të Parisit është një kartolinë që tani i duhet qeverisë për të lobuar për hapjen e negociatave.

Nuk dihet ende se e kujt ishte ideja, por një rekomandim nga komunitetet fetare do t’i shkojë Brukselit për t’i dhënë Shqipërisë këtë status. Ministria e Jashtme njoftoi se krerët e bashkësive fetarë në Shqipëri i bëjnë apel kancelares Merkel dhe Presidentit Macron të mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë.

 

Rruga drejt Bashkimit Evropian është veçanërisht kritike për rininë tonë. Të rinjtë shqiptarë renditen mes euro-entuziastëve më të fuqishëm, e megjithatë ata ndjehen më të frustruar, sepse edhe pse jetojnë pranë shokëve të tyre evropianë, janë të përjashtuar nga të njëjtat mundësi. Mbështetja juaj për Shqipërinë në procesin e pranimit, më këtë moment kritik, kur vlerat e tolerancës, solidaritetit dhe të drejtave të njeriut kërcënohen nga radikalizmi, fanatizmi dhe ideologji të tjera si këto. ju bëjmë thirrje të pranoni dëshirën e sinqertë të të gjithë shqiptarëve, dhe të na mbështesni në angazhimin tonë të pakthyeshëm për një Shqipëri si pjesë e Evropës

Krerët e komuniteteve fetare thonë se Shqipëria ka rrënjë të përbashkëta kulturore dhe sociale që e lidhin me europën. Sipas tyre Shqipëria ka vlerat e një shoqërie të lirë ku çdokush mund të ushtrojë të drejtat e tij e ndër to, e drejta e lirisë dhe besimit fetar është thelbësore. Mesa duket shfaqja e Parisit nuk mjaftoi pasi ngjarjet e Himarës dhe shembja e Kishës në Dhërmi për të zbuluar Katalanon u raportuan nga Greqia në Bruksel. Tani kryeministri Edi Rama është disiplinuar dhe është kthyer në një dele të Perëndisë dhe për metaninë e tij u hartua gjithë ky dokument që i shkon Europës me firmën e liderëve shpirtërorë të këtij vendi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.