Qeveria
Qeveri nën kontrollin e trafikantëve të drogës, Donald Lu: Nuk ka vullnet për arresimin e Klement Balilit
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit ka organizuar sot aktivitetin: “Forca e Ligjit në Veprim: Arritje dhe Sfida”. Në këtë takim, ku ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa ka përsëritur premtimin për goditjen e krimit, ambasadori amerikan, Donald Lu, ka akuzuar hapur qeverinë shqiptare dhe organet e tjera ligjizbatuese se nuk kanë vullnet për arrestimin e njerëzve të ndryshëm të kërkuar për trafik droge.
Punë ka, por ‘ska profesionistë! (Video)
Ritmet e ulëta të zhvillimit apo shifrat e papunësisë, kryeministri i ka shpjeguar gjithmonë me bindjen e tij empirike se punë ka, por s’ka profesionistë. Deri diku e vërtetë, por kjo nuk përjashton as vetë shpikësin e këtij sllogani të hyjë brenda këtij kostumi. Nën drejtimin e tij, Shqipëria ka humbur disa raunde të hapjes së negociatave. Edhe në këtë rast analizat janë të tepërta. Vetë kryeministri na tha se ka 12 muaj punë përpara pa na premtuar vezën e kuqe. Ai dhe qeveria e tij mesa duket nuk e kanë bërë punën që duhej për hapjen e negociatave.
Holanda flet hapur, zbardh kushtin për negociatat
Vendi më skeptik për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Holanda është faktori që po flet më hapur se çfarë duhet të bëjë qeveria për të përfituar dritën jeshile nga Bashkimi Europian. Nuk lidhet as me esadistë dhe as me dallgë siç përpiqet ta justifikojë kryeministri, por me detyra të qarta që duhen përmbushur. Ndëshkim zyrtarëve të nivelit të lartë dhe një reformë në drejtësi jo për sy e faqe.
1 vit kohë për të zgjidhur ndëshkimin e korrupsionit në nivele të larta
Një vit kohë ka Shqipëria për të treguar prova konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të paktën ky ishte pretendimi i Holandës dhe Francës, dy prej vendeve që kundërshtuan hapjen tani të negociavate të anëtarësimit me vendin tonë.Qeveria e ka hedhur topin e përgjegjësisë sa te opozita të cilën e etiketon esadiste, aq dhe te mosmarrëveshjet e brendshme në gjirin e BE-së.
Fisheku i fundit për negociatat
Shfaqja ku kryeministri Rama u shfaq me krerët e komuniteteve fetare duket parakaluar në mes të Parisit është një kartolinë që tani i duhet qeverisë për të lobuar për hapjen e negociatave.
Nuk dihet ende se e kujt ishte ideja, por një rekomandim nga komunitetet fetare do t’i shkojë Brukselit për t’i dhënë Shqipërisë këtë status. Ministria e Jashtme njoftoi se krerët e bashkësive fetarë në Shqipëri i bëjnë apel kancelares Merkel dhe Presidentit Macron të mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Qeveria greke i mbijeton mocionit
Parlamenti grek hodhi poshtë mocionin e mosbesimit të paraqitur nga opozita konservatore ndaj qeverisë së kryeministrit Aleksis Cipras. 153 vota votuan kundër, ndërsa 128 ishin pro. Votimi u parapri nga një debat i ashpër mes kryeministrit Aleksis Csipras dhe liderit të opozitës Kyriakos Mitsotakis. Krerët e opozitës shprehën kundërshtimin e tyre ndaj marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë.
Nuk është vetëm Teatri Kombëtar. Në Tiranë funksionon Ribërja, jo Rilindja Urbane
Shkrimi i mëposhtëm është publikuar në shkurt të këtij viti dhe sqaron se ajo që po ndodh sot me godinën e Teatrit Kombëtar është vetëm një fragment nga një plan më i gjerë që parashikon transformimin e qendrës historike të Tiranës. Një plan për të cilin zyra e kryeministrit aktual ka punuar në drejtimin jurdik dhe atë teknik, duke anashkaluar me shpejtësi garën, duke eliminuar çdo aspekt transparence dhe duke prekur pjesë nga më të lakmuarat në kryeqytet.
Kush tha që hall i artistëve është Teatri!?
Çështja e Teatrit Kombëtar mes të tjerash ishte dhe një test prove për mdjeshmërinë që qeveria thotë se ka ndaj çështjeve të artit dhe Kulturës kombëtare. Pushteti është i akuzuar publikisht nga një pjesë e aktorëve se as denjon t'i dëgjojë për çështjen e Teatrit.
Një shqetësim që aktorët e lidhin me interesa shpirtërore për një godinë që e kategorizojnë si pjesë të memories kombëtare dhe trashëgimisë kulturore.
Ekonomia e zezë, sa 1/3 e GDP-së
Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje me kompaninë gjermano-amerikane, Ernst & Young për të luftuar evazionin tatimor endemik dhe krime të tjera ekonomike.
Pak a shumë një praktikë e ngjashme me CroWn Agent për të luftuar korrupsionin në dogana. Marrëveshja e nënshkruar parashikon ngritjen e një Task Force të përbërë edhe nga agjentë shqiptarë të hetimit tatimor e doganor.
Italia zhytet në kaos politik
Italia zhytet në kaos politik pas refuzimit nga presidenti Matarela për të dekretuar emrin e propozuar për ministër Financash. Pas këtyre zhvillimeve presidenti thirri në pallatin presidencial, Carlo Kotarelin, një ish-zyrtar i rangut të lartë të FMN.
Kjo lëvizje shihet si një manovër për t'ia besuar atij formimin e një qeverie teknokratësh, në një kohë kur situata politike në Itali është veçanërisht e brishtë.