Punë ka, por ‘ska profesionistë! (Video)
Ritmet e ulëta të zhvillimit apo shifrat e papunësisë, kryeministri i ka shpjeguar gjithmonë me bindjen e tij empirike se punë ka, por s’ka profesionistë. Deri diku e vërtetë, por kjo nuk përjashton as vetë shpikësin e këtij sllogani të hyjë brenda këtij kostumi. Nën drejtimin e tij, Shqipëria ka humbur disa raunde të hapjes së negociatave. Edhe në këtë rast analizat janë të tepërta. Vetë kryeministri na tha se ka 12 muaj punë përpara pa na premtuar vezën e kuqe. Ai dhe qeveria e tij mesa duket nuk e kanë bërë punën që duhej për hapjen e negociatave. Është e vërtetë, Punë ka, por s’ka profesionistë!
Add new comment