Ekonomia e zezë, sa 1/3 e GDP-së
Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje me kompaninë gjermano-amerikane, Ernst & Young për të luftuar evazionin tatimor endemik dhe krime të tjera ekonomike.
Pak a shumë një praktikë e ngjashme me CroWn Agent për të luftuar korrupsionin në dogana. Marrëveshja e nënshkruar parashikon ngritjen e një Task Force të përbërë edhe nga agjentë shqiptarë të hetimit tatimor e doganor.
Shefi i ekipit të Ernst & Young është një amerikan i cili ka punuar për FBI-në dhe një gjerman i cili ka drejtuar shërbimin e krimeve ekonomike të vendit të tij. Ekonomia e zezë ose informale në Shqipëri vlerësohet se është sa një e treta e GDP-së së Shqipërisë, pavarësisht një fushatës së qeverisë për të nxjerrë fatura për të gjitha transaksionet.
Sipas një studimi të 2017 evazioni fiskal është i barabartë me 8% të PBB-së, në vlerë 810 milionë euro ose gjashtë herë sa buxheti i mbrojtjes.
Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, edhe pse disa e shtete e kanë vënë në dyshim nëse Tirana kanë kapacitet për të luftuar trafikun e drogës dhe krimit të organizuar, por një nga sfidat mesa duket është edhe ekonomia informale.
Add new comment