Qeveria

Italia zhytet në kaos politik

Postuar në 28 Maj, 2018 10:15

Italia zhytet në kaos politik pas refuzimit nga presidenti Matarela për të dekretuar emrin e propozuar për ministër Financash. Pas këtyre zhvillimeve presidenti thirri në pallatin presidencial, Carlo Kotarelin, një ish-zyrtar i rangut të lartë të FMN.

Kjo lëvizje shihet si një manovër për t'ia besuar atij formimin e një qeverie  teknokratësh, në një kohë kur situata politike në Itali është veçanërisht e brishtë.

Taksat që FMN rekomandon të rriten

Postuar në 23 Maj, 2018 10:13

Raporti i monitorimit të FMN për Shqipërinë përveç rezervave për politikat e uljes së borxhit, sugjeron edhe rritje të barrë fiskale, duke specifikuar edhe taksat që mund të preken. 

Kështu FMN i rekomandon qeverisë të ndryshojë që nga taksa e regjistrimit të makinave, tatimfitimit të biznesit të vogël dhe deri në uljen e pragut për mostatimin e pagave. 

Gati qeveria e re në Itali, Europa në ankth

Postuar në 20 Maj, 2018 18:46

Italia më në fund duket se do të ketë qeverinë e dalë nga zgjedhjet e fundit. "Marrëveshja për qeverinë e re të Italisë dhe emrin e kryeministrit është përfunduar"- tha kreu i Lega Mateo Salvini. 
Kryeministri nuk do të jetë asnjë nga liderët e dy partive, Lega Nord dhe Pesë Yjet. Salvinini dhe Di Maio u takuan përsëri në Romë për të përcaktuar detajet e fundit të marrëveshjes.

Rave party kundër qeverisë (Video)

Postuar në 14 Maj, 2018 10:43

Dy prej klubeve më të mëdha në Tbilisi,  Bassiani dhe Cafe Gallery, ishin në shënjestër të policisë gjeorgjiane me pretekstin e trafikut të drogës, akuza që janë hedhur poshtë nga dy qendrat e argëtimit. Mijëra protestues u mblodhën jashtë parlamentit të Gjeorgjisë, në shenjë proteste, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Giorgi Kvirikashvili dhe ministrit të Brendshëm.

Kryeministri poshtëron kryebashkiakun Veliaj: Punët i ka financuar qeveria

Postuar në 06 Maj, 2018 14:06

Pasi i mbajtën qëndrim njëri – tjetrit për gati një vit, pasi deri para pak javësh askush nuk dinte të thoshte ndonjë gjë me sigur, kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj duket se është miqësuar sërish me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit ka nisur ta begenisë sërish Veliajn, me të cilin pret shirita përurimesh të punëve që ndonëse pasurojnë atë që z. Veliaj e quan Histori të Tiranës, pak thonë për përmirësimin e gjendjes në vend.

Qeveria kërkon kohë për arrestimet e nivelit të lartë

Postuar në 30 Prill, 2018 23:25

Prova që  ndërkombëtarët duan për të besuar se qeveria e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit janë arrestimet e nevielit të lartë, edhe për vetë faktin se  mazhoranca nuk mund të ketë as alibinë e sabotimit të kësaj përpjekje nga Prokuroria.

Letër publike kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Postuar në 29 Prill, 2018 12:03

Erion Veliaj paraqiti si argument për shembjen e Teatrit Kombëtar një studim italian që më pas rezultoi punim diplome. Qeveria duket se ka lënë pezull për momentin promovimin e projektit danez, pas përshkallëzimit të qëndrimit të Komunitetit të aktorëve.

Protesta e Kukësit, qeveria ul pazarin për banorët

Postuar në 20 Prill, 2018 18:23

Pas bisedimeve me banorët në Kukës, Has dhe Tropojë qeveria i ka propozuar koncesionarit që tarifa që ata do të paguajnë për një kalim, në sheshin e pagesës të jetë 200 lekë të reja, apo 1.5 euro. 
Nëse merret në total, një kalim vajtje-ardhje për kategoritë e personave që banojnë përgjatë rrugës, pas amendimit të kontratës dhe rivendosjes së traut të kalimit, pagesa do të jetë 3 euro, nga 10 që ishte më parë.

Rruga Kardhiq-Delvinë, qeveria tërhiqet nga PPP

Postuar në 18 Prill, 2018 16:48

Rruga Kardhiq – Delvinë e tenderuar në vitin 2009 nga qeveria Berisha do të realizohet me paratë publike dhe jo me investim privat, ndryshe nga sa u miratua në ligjin për buxhetin 2018.

Për 16 kilometrat e mbetura të këtij aksi që do të lidhë Sarandën me rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë, duke shmangur qafën e Muzinës, qeveria kishte programuar fonde përmes programit “One billion euro”, për të cilin edhe Fondi Monetar Ndërkombtar shprehu rezerva dy javë më parë.

Akuzë për "kusarët" e Teatrit

Postuar në 17 Prill, 2018 10:20

Aktori Robert Ndrenika është një prej emrave që vazhdon të kundërshtojnë fort shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe projektin danez të propozuar nga qeveria.

Në mbledhjen e radhës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Ndrenika  hodhi dyshime për grabitje të tokës së Teatrit për qëllime private, ndrësa ftoi edhe drejtues të institucioneve të prononcohen. 

Pages

Subscribe to RSS - Qeveria