Rruga Kardhiq-Delvinë, qeveria tërhiqet nga PPP
Rruga Kardhiq – Delvinë e tenderuar në vitin 2009 nga qeveria Berisha do të realizohet me paratë publike dhe jo me investim privat, ndryshe nga sa u miratua në ligjin për buxhetin 2018.
Për 16 kilometrat e mbetura të këtij aksi që do të lidhë Sarandën me rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë, duke shmangur qafën e Muzinës, qeveria kishte programuar fonde përmes programit “One billion euro”, për të cilin edhe Fondi Monetar Ndërkombtar shprehu rezerva dy javë më parë.
Fillimi i punimeve pritet të nisë brenda muajit qershor për tre lote, e ndërsa vitin e ardhshëm do të përfundojnë edhe 2 segmentet e fundit të rrugës. Përfundimi i këtij aksi do të kushtojë 80 milion dollarë.
Add new comment