rruga

OKB bën një hap pas, vijon ndërtimi i rrugës në Qipron turke

Postuar në 20 Gusht, 2023 15:46

Në Qipron turke, një rrugë e re do të lidhë fshatin Pyla, një zonë me etni të përziera midis Qipros turke dhe greke. Pyla ndodhet vetëm në jug të zonës së monitoruar nga Kombet e Bashkuara, ku ishulli ndahet në Republikën Turke të Qipros Veriore dhe Republikën e Qipros.

Rruga ka hasur në kundërshtimin e forcave paqeruajtëse të OKB-së, por pavarësisht kësaj, autoritetet do të vijojnë punën për ndërtimin e saj.

Leskovik-Ersekë/Kryeministri mburret me peizazhin dhe harron "rrugën" e dhive

Postuar në 27 Tetor, 2021 22:55

Shqipëria e Bukur. Ngjyrat e vjeshtës në Gërmenj të Leskovikut

Kështu titullohet një video publicitare e postuar në faqen e kryeministrit Edi Rama në facebook.

Siç mund të merret me mend në video shfaqen plane të natyrës, vjeshta ka gatuar disa ngjyra tërheqëse për syrin dhe kamera ndalet te ferma “Sotira” dhe peizazhi.

Rruga që nuk mbaron kurrë

Postuar në 11 Korrik, 2021 12:33

E premtuar një dekadë më parë, por ende një kantier ndërtimi. Rruga Qukës- Qafë Plloçë, që do të shkurtonte distancën mes Pogradecit dhe Tiranës, edhe pse vetëm 40 km, pavarësisht ndërrimit të disa qeverive nuk ka përfunduar.

Shqipëri hesapi/Bashkia Pogradec kërkon ustallarë për firmën që ka fituar tenderin e rrugës!!!

Postuar në 24 Shkurt, 2021 15:37

Më 22 shkurt të këtij viti, Bashkia e Pogradecit ka nxjerrë në Facebook këtë njoftim:

Kryebashkiaku i Sarandës hap probleme me bizneset(video)

Postuar në 14 Tetor, 2020 14:57

Rilindasi buzagaz i Sarandës, Adi Gurma, në përpjekjen e tij provinciale për të imituar Edin e Tiranës dhe Lali Erin, ka vendosur të bllokojë një rrugë, të cilën me gjasë e imagjinon si pedonale. Argumenti formal: nuk dalin dot zjarrfëikëset, a thua se me ardhjene Gurmës në bashkinë e Sarandës nisi halli i zjarrëfikëseve.

Basha premton heqjen e tarifës së rrugës Durrës-Kukës pa sqaruar sesi

Postuar në 20 Korrik, 2020 12:20

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka deklaruar gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti se me ardhjen në pushtet të opozitës do të hiqet tarifa e rrugës së Kombit.

Copat magjike të Facebook

Postuar në 17 Korrik, 2020 15:09

Rruga e Kurveleshit është gati. Ose më saktë rruga e Salarisë që çon turistin, a qytetarin në shtëpinë muze të Selam Musait. Rruga ka edhe funksione turistike thotë kryeministri, sepse sipas tij kështu “zbulohet një copë magjike Shqipërie”. Kjo copë magjike është në shpinë të Tepelenës dhe i shtohet copave të tjera magjike dhe perlave që nuk kanë të sosur në këtë vend.

Po Rilind Mëmëdheu! Rrugës Çarshovë-Përmet i del kalldrëmi i osmanit

Postuar në 12 Shkurt, 2020 17:47

Shumëkush ka udhëtuar në aksin Çarshovë-Përmet. Ai që vjen nga jashtë admiron natyrën, ai që njeh zonën e ndjen së brendshmi rrënimin e saj, ai që njeh historinë mbetet vetëm të shprehë keqardhjen sesi një zonë që i dha kaq shumë krijimit të shtetit është katandisur në pikë të hallit. Një kronikë e RTSh-së na jep pamjet e rrugës së cilës i ka dalë edhe kalldrëmi siç raporton gazetari Anastas Naqe.

Ishte në dijeni për shkeljet e kontratave të Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat

Postuar në 15 Shtator, 2019 16:14

Kryeminisri Rama, zëvendësi i tij, ministrja e linjës, kryetari i Kuvendit dhe ministrja e linjës, Belinda Balluku ishin në dijeni se  kontratat e rrugës Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat ishin në shkelje serioze ligjore dhe pasaktësi të mëdha financiare.

Kur qeveria sillet si bandë, çdo mjet është legjitim

Postuar në 28 Gusht, 2019 12:41

Një qeveri që nuk zbaton kontratat dhe detyrimet nuk mund të merret seriozisht. As edhe autoriteti i saj nuk mund të respektohet veçse në raport force. Shembulli sesi qeveria aktuale nuk njeh as procedurën minimale, ose nuk e zbaton atë, është ai që po ndodh në rrëzë të malit të Tomorrit në Skrapar.

Pages

Subscribe to RSS - rruga