Kryebashkiaku i Sarandës hap probleme me bizneset(video)
Rilindasi buzagaz i Sarandës, Adi Gurma, në përpjekjen e tij provinciale për të imituar Edin e Tiranës dhe Lali Erin, ka vendosur të bllokojë një rrugë, të cilën me gjasë e imagjinon si pedonale. Argumenti formal: nuk dalin dot zjarrfëikëset, a thua se me ardhjene Gurmës në bashkinë e Sarandës nisi halli i zjarrëfikëseve.
Disa banorë dhe përfaqësues të bizneseve të zonës dhe rrugës ankohen se ky vendim po i shkatërron, duke i kujtuar Adi Gurmës se i kanë dhënë votën dhe se janë penduar për një gjë të tillë.
Kështu kryetari i ri i bashkisë Sarandë, i vizave të bardha dhe ideve për lyerje fasadash bardh e blu, po krijon probleme me njerëzit të cilëve u hyn në hak.
Zhvillimi ka kosto, - është një frazë që përsëritet shpesh nga sorollopi i rilindasve. Patjetër, vetëm se llogaritë bëhen deri në fund.
Add new comment