Shqipëri hesapi/Bashkia Pogradec kërkon ustallarë për firmën që ka fituar tenderin e rrugës!!!
Më 22 shkurt të këtij viti, Bashkia e Pogradecit ka nxjerrë në Facebook këtë njoftim:
Siç shihet, Bashkia, pra enti publik që me gjasë ka miratuar prokurimin për rehabilitimin e aksit në fjalë, vendos edhe një numër kontakti për këdo që është i interesuar, duke bërë kështu agjentin e kompanisë që ka fituar tenderin përkatës. Komentet e shumë njerëzve poshtë statusit në fjalë shtrojnë atë pyetje që është më logjikja: si është kualifikuar një kompani që nuk ka punonjës për të kryer punime?
Asnjë përgjigje nga enti publik që nuk përjashtohet të ketë afishuar numrin e kryetarit të Bashkisë, Ilir Xhakolli, që nuk dihet sesi ka kurajën të lejojë njoftime të tilla.
Add new comment