njoftimi
Shqipëri hesapi/Bashkia Pogradec kërkon ustallarë për firmën që ka fituar tenderin e rrugës!!!
Më 22 shkurt të këtij viti, Bashkia e Pogradecit ka nxjerrë në Facebook këtë njoftim:
Facebook adopton parimin e punës së Endri Fugës
Nëse në vitin 2016 u njohëm me fermentin propagandistik “Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale amerikane”, kësaj radhe manifestimi i ndërhyrjes është gati brutal dhe tejkalon edhe paturpësinë e çdo fletushke të së majtës markisiste. Në momentin që në SHBA pritet të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit, Facebook, kompania kryesore në rrjetet sociale ka nisur të asistojë rivalin demokrat të Donald Trump, duke tentuar të izolojë kauzën ligjore të këtij të fundit.
Rusia njofton arritjen e armëpushimit dhe nisjen e negociatave tripalëshe për Nagorno-Karabakun
Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” raporton se Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për armëpushim në rajonin e Nagorno-Karabakut duke nisur që nga 10 tetori 2020. Lajmin e ka dhënë ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavorv që dolim me njoftimin përkatës pas 10 orësh negociata mes dy ministrave të Jashtëm respektivë nën ndërmjetësimin e zyrës së OSBE-së në Minsk – një degë e OSBE-së që është krijuar në vitin 1992 posaçërisht për konfliktin në fjal
Amazon njofton se janë infektuar me koronavirus 19 mijë punonjës të saj në SHBA
Amazon, kompania më e madhe në botë e shitjeve online, ka raportuar se 19 mijë punonjës të saj në SHBA janë infektuar nga CoVid-19, shifër që përbën 1.44% të totalit të të punësuarve të saj.
Pa dashje, ngatërron karantinën me burgun
Lexoni se çfarë njoftimi vendos në Facebook e vet kryeministri Edi Rama:
Është një mesazh krejt i panevojshëm dhe fyes. I panevojshëm sepse mjafton që këtë njoftim ta japin institucionet përkatëse. Fyes sepse z. Rama zgjedh se kush duhet ajrosur në fundjavë, duke huazuar një term që vlen për personat që janë në burg.
Akuza: Vonoi me 6 ditë njoftimin e epidemisë
Media të ndryshme po shkruajnë për atë që e quajnë seria e gabimeve kineze që i kushtoi botës pandeminë e tanishme. Kështu u bllokua çdo paralajmërim për të paktën 6 ditë që nga momenti kur ekspertët kinezë konstatuan se ishin në pragun e një pandemie nga një virus i ri. Nga dita një deri në ditën 7 kur Jinping bëri njoftimin dhe që përkon me datën 20 janar në Wuhan, u lejuan festimet dhe bankete me rezultat 3000 të infektuar.
13 raste të reja në Shqipëri. Shkon në 446 numri i të prekurve nga CoVid-19
Në Shqipëri numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 446 me një shtim prej 13 rastesh në 24 orët e fundit. Instituti i Shëndetit Publik ka kryer në 24 orët e fundit 233 teste nga të cilët kanë rezultuar pozitivë vetëm 13 nga të cilët 6 në Tiranë, 5 në Shkodër dhe 2 në Durrës. Ministria e Shëndetësisë sqaron se nuk kemi të bëjmë me vatra të reja, por me kontakte të të infektuarve të mëparshëm.
Numri total i të shëruarve është 217, kurse numri i të vdekurve 23.
“Letra e katërt” vjen nga Presidenti: Gati të shtyj zgjedhjet
Sugjerimi i gjermanëve të CDU/CSU-së për të shtyrë datën e zgjedhjeve duket se po çon drejt një skenari të përfolur edhe më herët. Pak ditë më parë kryeministri tha se nuk është në kompetencën e tij ndryshimi i datës, por gjithsesi u tregua i gatshëm ta diskutojë. I fundit që ka hedhur një hapë më shumë është Ilir Meta, i cili për të dekretuar një datë tjetër. Meta doli me një qëndrim paspropozimit të dy deputetëve gjermanë ku thekson gatishmërinë për opsionin e sugjeruar prej tyre.
Qeveria e portaleve i deklaron luftë Qytetarit Dixhital
Policia e Shetit ka shpërndarë sot një njoftim publik përmes të cilit bën me dije se do të bëjë kallëzim penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha që sipas saj poston shpifje të pamumërta “ndaj kësaj organizate ligjzbatuese”.
E gjendur nën presionin e pandërprerë të një lumi shpifjesh nga ana e këtij shtetasi, Policia e Shtetit bën me dije se do të reagojë me kallzime penale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të këtyre shpifjeve, nga Prokuroria.
Sinkronizim me Policinë, deputeti: Djali s’ka ushtruar dhunë
Policia vijon të mbrojë familjen e deputetit socialist Rahman Rraja edhe pse e detyruar nga presioni publik u detyrua t’i arrestojë djalin. Ka një sinkronizim të plotë mes Policisë dhe bindjes së deputetit se i biri nuk ka ushtruar dhunë ndaj Xhisiela Malokut.
Deputeti socialist nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar socialist që zhvillua me dyer të mbyllura këtë të hënë. Por i pyetur për vendimin e Gjykatës së Krujës, pas një takimi me Taulant Ballën ai ka mohuar që djali i tij të ketë dhunuar 25 vjeçaren.