Amazon njofton se janë infektuar me koronavirus 19 mijë punonjës të saj në SHBA
Amazon, kompania më e madhe në botë e shitjeve online, ka raportuar se 19 mijë punonjës të saj në SHBA janë infektuar nga CoVid-19, shifër që përbën 1.44% të totalit të të punësuarve të saj.
Njoftimi është shoqëruar me një interpretim ndaj kritikave që iu adresuan kompanisë për përgjigje të dobët ndaj pandemisë në njësitë e saj, interpretim sipas të cilit shifra e të prekurve është 42% më e ulët nga sa pritej nisur nga përhapja e virusit në popullsi.
Amazon ka shtuar se ajo do të kryejë 50 mijë testime në ditë duke nisur që nga muaji nëntor për punonjësit e saj duke zgjidhur kështu në mënyrë optimale një nga problemet më të mëdha me të cilat u përball që nga nisja e pandemisë.
Shifra 19 mijë – e konfirmuar si e tillë mes datave 1 mars - 19 shtator -është relativisht e ulët nëse konsideron se Amazon punëson 1 372 000 njerëz ndërkohë që për ta bërë më të kuptueshme panoramën, ajo ka kërkuar që të dhënat e të infektuarve të publikohen edhe nga punëdhënës të tjerë të mëdhenj.
Add new comment