Basha premton heqjen e tarifës së rrugës Durrës-Kukës pa sqaruar sesi
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka deklaruar gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti se me ardhjen në pushtet të opozitës do të hiqet tarifa e rrugës së Kombit.
Diksutim frytdhënës për të ardhmen e bashkëpunimit ekonomik, ju siguroj se te Partia Demokratike do të keni partner të debvotshëm që ato punë që i kemi nisur si Rruga e Kombit dhe liberalizimi ekonomik të vijojnë për të prodhur mirëqënie mes vendeve, një ndër vendimet e para të mia si kryeministër i zgjedhur do jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit dhe e traut, që ngadalëson shkëmbimin ekonomik
shkruan Basha.
Ky është një premtim që prek një kontratë të miratuar me ligj të Parlamentit dhe deri më sot, z. Basha nuk ka sqaruar asgjë sesi do të veprojë për të anulluar tarifën, por edhe për të justifikuar aktin përkundrejt një modeli të përgjithshëm për menaxhimin e rrugëve. Nga ana tjetër tarifimi në këtë aks si dhe dhënia me koncesion e vetë rrugës u konceptuan qëkur në pushtet ishte PD-ja, e cila sot bën lloj-lloj premtimi por pa shpjeguar mekanizmin ligjorme të cilin do të kryejë gjithë këto veprime.
Add new comment