OKB bën një hap pas, vijon ndërtimi i rrugës në Qipron turke
Në Qipron turke, një rrugë e re do të lidhë fshatin Pyla, një zonë me etni të përziera midis Qipros turke dhe greke. Pyla ndodhet vetëm në jug të zonës së monitoruar nga Kombet e Bashkuara, ku ishulli ndahet në Republikën Turke të Qipros Veriore dhe Republikën e Qipros.
Rruga ka hasur në kundërshtimin e forcave paqeruajtëse të OKB-së, por pavarësisht kësaj, autoritetet do të vijojnë punën për ndërtimin e saj.
Ministria e Jashtme e Qipros turke, e cituar nga Hyrriet Daily News, njoftoi se forcat paqeruajtëse dërguan përsëri personel në zonë, por nuk ndërhynë në ndërtimin e rrugës.
Njoftimi vjen pas një konfrontimi të fundit midis forcave turke qipriote dhe paqeruajtësve të OKB-së. Këta të fundit penguan përpjekjet e ndërtimit të rrugës në fshatin Pyla, që ndodhet brenda zonës së patrulluar nga OKB.
Autoritetet në Qipron Turke thonë se projekti i rrugës ka "objektiv humanitar". Ata kritikuan UNFICYP (Forcat Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Qipro) për veprimet e tyre, duke i etiketuar si "të papranueshëm" dhe duke i akuzuar për paragjykim ndaj palës greke qipriote.
Rruga do t'u mundësonte turqve qipriotë akses të drejtpërdrejtë në Pyla, duke anashkaluar një pikë kontrolli në kufirin verior të një baze ushtarake britanike.
Grekët qipriotë thonë se ndërtimi i rrugës ka pas ushtrinë, në një zonë me ndjeshmëri të lartë, ndërsa UNFICYP thotë se ndërtimi i rrugës shkel mandatin e tyre për të ruajtur status quo-në e zonës tampon.
Rruga është bërë objekt i një përplasjeje që i kalon kufijtë e Qipros.
Ministria e Jashtme turke e dënoi ndërhyrjen e trupave paqeruajtëse në ndërtimin e rrugës, ndërsa Rusia vuri veton ndaj deklaratës që dënon palën turke për përdorimin e dyshuar të dhunës kundër forcave paqeruajtëse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Sipas të përditshmes greke qipriote Fileleftheros, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca i dhanë mbështetje të plotë deklaratës së OKB-së, ndërsa Kina abstenoi.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, të cilat hoqën i hoqën embargon e armëve administratës greke qipriote dy vjet më parë, kanë vendosur të vazhdojnë shitjet e armëve këtë vit, gjë që ka sjellë reagimin e Ankarasë.
“Ne ftojmë edhe një herë Shtetet e Bashkuara të rishikojnë politikat e tyre, të cilat paraqesin rreziqe për stabilitetin në rajon. Turqia, si shtet garantues, do të vazhdojë të sigurojë ekzistencën, sigurinë dhe paqen e turqve qipriotë brenda kuadrit të përgjegjësive të saj historike dhe ligjore", thuhet në një deklaratë të ministrisë turke.
Comments
Ishulli i ndare
Kjo s'ka edhe aq te beje me turqit apo greket e qipros ashtu sic nuk ka te beje edhe me nJe rruge te nje fshat me se periferik. Kjo thjeshte shton nje rrjesht te ri ne diskutimet e te medhenjve ne keshillin e sigurimit dhe Turqise.
Add new comment