protesta
Bëhen 8 vjet që pret e përcjell
Mediat kombëtare i kanë paraprirë përvjetorit të 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës. Ato ishin në një prej familjeve të viktimave, të cilët qeveria socialiste i ka shpallur dëshmorë të demokracisë.
Sipas familjarëve të Ziver Veizit, 8 vite pas ngjarjes tragjike drejtësia nuk është vënë në vend dhe ende nuk është bërë asgjë për zbardhjen e së vërtetës, ndërsa hetimet janë mbyllur duke e lënë ngjarjen në harresë.
Komedia e radhës!
Shumica në parlament noterizoi ndryshimet në qeveri, në një seancë që konfirmoi nivelin banal që i kanë imponuar rendit politik tri parti (PS-PD dhe LSI).
Deputetët e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit u paraqitën si mbrojtës të parlamentarizmit, duke nxitur një debat të stisur, nisur nga pretendimi se mazhoranca refuzoi një seancë me debat për ministrat e rinj.
Monologu nokturn si teatër i dialogut me studentët
Kryeministri është zgjuar mirë sot. Ai ka tha se ka folur me studentët deri në orët e para të mëngjesit për çështjet e protestës, tarifave etj. E pas këtij cele-dialogu performues të orëve të natës, gazeta “shqiptarja.com” ka sjellë disa prej mesazheve që janë shkëmbyer me kryeministrin.
Një sistem i bojkotuar jo vetëm për tarifat
Masivitetin e ditëve të dhjetorit nuk po e shohim në protestat e studentëve të fillim-Janarit, por sistemi Universitar vijon të jetë në kolaps edhe pas aplogjisë së kryeministit që u shoqërua me shkarkimin e 8 ministrave.
Protesta e studentëve megjithatë ka dy zhvillime të rëndësishme, bojkotin e auditoreve dhe zhvendosjen e protestës para ambasadës amerikane, e cila nuk është prononcuar deri më tani për çështjen e studentëve, ndryshe nga Bashkimi Europian që sugjeroi dialog mes qeverisë dhe studentëve.
Macron, ligj për huliganët e protestave
Qeveria franceze parashikon sanksione më të ashpra kundër demostruesve që përdorin dhunë, duke paralajmëruar ndryshime ligjore në legjislacionin ekzistues.
Në këtë mënyrë Macron i përgjigjet radikalizimit të lëvizjes që kanë nisur prej javësh "jelekët e verdhë". "Ne duhet të mbrojë të drejtën për të protestuar në Francë dhe për të ndëshkuar ata që shkelin ligjin"deklaroi kreu i qeverisë franceze Edouard Philippe në një intervistë për rrjetin televiziv TF1.
Protesta në Serbi: Vuçiç hajdut!
MIjëra qytetarë serbë janë derdhur sërish në protest kundër qeverisë dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ata kërkojnë lirinë e shtypit, fund të sulmeve ndaj gazetarëve dhe politikanëve të opozitës. Thirrja që ka dominuar protestën është ajo që duket se bashkon të gjithë rajonin kundër establishmentit politik: Vuçiç hajduti!
Kryeministri: Do ta kap edhe protestën e studentëve si çdo gjë tjetër
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp me gazetarë gjatë së cilës ndër të tjera tha:
Plani është shumë i qartë, unë do të udhëheq protestën e studentëve. Do e kap edhe protestën sikur kam kapur edhe të gjitha të tjerat. Studentët kanë kërkuar disa gjëra të arsyeshme
Rama po ashtu rrëzoi çdo mundësi për abrogimin e ligjit "Për arsimin e lartë".
Na duhet një Dhjetor i Dytë, qoftë edhe në Janar...
Lëvizja e tanishme e studentëve të Universiteteve publike është me kërkesa përgjithësisht të drejta për trajtimin e tyre dhe sistemin e Arsimit të Lartë. Ato duhet të merren parasysh dhe të shqyrtohen nga shteti (Legjislativi dhe Ekzekutivi) sa më parë dhe me afate realizimi të përcaktuara qartë.
Zjarrëfikësi ndërkombëtar Soreca ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë
Nuk vonoi që edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë të lëshojë pompën e vet të ujit mbi zjarrin e protestave. Kreu i tij, Luigi Soreca ka shpërndarë sot një deklaratë përmes së cilës bën thirrje për dialog, por edhe kujton sesa të mira janë protestat:
Të ka mbetur vetëm Kazani...
Servilët kanë nisur të dalin nga kllapia e ditëve të para. Ditëve kur mediat e pushtetit nuk dinin se çfarë të thoshin për protestën, për studentët. U zgjatën, në majë të gishtave, kryeministri i pari si më skërfyelli i të majtës, për të parë ndonjë Luli, apo ndonjë Monika në turmë.