protesta
Nëntori i vitit 1988 - histori që nuk duhet harruar
Gjenerata e lindur në vitin 1988 sot ecën nëpër pjesën më të mirë të jetës së vet. Pak mund t’i kujtohet jeta e rëndë nën okupacionin e Serbisë në kohën e regjimit klero-fashist e nacional-socialist të Slobodan Milosheviqit, kur prindërit e tyre përpëliteshin për t’ua siguruar bukën e gojës ngase mbeten pa punë, pa idare, të diskriminuar veçse ishin shqiptarë. Se çka ndodhi në këtë vit dhe si ndodhi okupacioni që zgjati plot dhjet vjet mund të kenë dëgjuar diçka prej prindërve ose segmentarisht të kenë shpalosur nga burime të ndryshme atë histori.
Shtëpia mbrohet vetëm me një mënyrë...
E mbani mend kur Spartak Ngjela thoshte në emër të Partisë Socialiste se tre të vdekur nuk janë gjë. Se madje duhen 13 mijë? Po kur socialisti Edi Rama tregonte 21 janarin? Sesi ai kishte qenë një demonstratë për lirinë. Është mirë të kujtohet kjo neveri për të mos lejuar elegjiakët e rremë, vajtocat e shtirura të katër gishtave të një policeje të moralizojnë. Është mirë të kujtohet kjo edhe nga ata që janë në protestë që ndoshta sot procedohen në bazë të ligjit aq e kaq, se asgjë nga këto nuk ka vlerë, pos faktit se ne kuptojmë mirë, deri në kockë, se shtëpia mbrohet vetëm me një mënyrë.
Shembulli i duhur për të ilustruar dhunën ndaj policisë
Ka një trishtim dhe mallëngjim të gazetarëve për dhunën që u ushtrua sot ndaj forcave policore. Në fakt, nga pamjet e përcjella policia e shtetit duhet të rikonsiderojë nëse në protesta duhet të angazhojë police femra, të cilat mund të jenë shumë të efektshme në rrethana të tjera.
Kundër tarifave të universitetit, në protestë dhe ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka
Studentët e Universitetit të Tiranës kanë protestuar këtë të enjte para Kryeministrisë. Ata kërkojnë përgjysmim të të gjitha tarifave studimore, rritje të buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe libra universitarë me çmim të lirë.
Për "policinë" që kërcënon dëshmitarët ka solidaritet vetëm pushteti
Ministri i Brendshëm, ende i pabetuar te Presienti i Republikës, Sandër Lleshaj, ka shprehur shqetësimin e vet për dhunën ndaj punonjësve të Policisë gjatë protestës së sotme para Parlamentit.
Në një ditë të tillë krejt normale na ndodhin ngjarje anormale. Njerëz që në shkelje të ligjit ngrenë dorën ndaj policisë. Qëllimi i ardhjes time është të shpreh solidaritetin me punonjësit e policisë. Konflikti nuk ka arsye të spostohet drejt policëve të rendit
tha ai.
Protesta e Astirit “merr kokën” e parë
Duket se protesta e banorëve të zonës së Astirit ku parashikohet ndërtimimi i një segmenti të Unazës së Madhe, ka bërë kurbanin e parë.
Burime nga Kryeministria bëjnë me dije për ResPublica se tri ditë më parë ka dhënë dorëheqjen Briseida Baraj, drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, zona e Veriut.
Shpellarët e Europës
46 mijë njerëz morën pjesë sot në protestat kundër rritjes së çmimit të karburanteve në Francë. Kjo është dita e dytë dhe siç raporton “France 24” dje pjesëmarrja ishte 300 mijë.
Politekniku i Athinës, një vatër e pashtershme protestash*
A është e vërtetë që "Politekniku nuk është pronë e askujt", siç thotë në një deklaratë partia në pushtet, SYRIZA? Dhe a është e vërtetë se "mashtrimet e njollosin Politeknikun", siç tha një deputet i parlamentit nga e njëjta parti? Ndërkohë, kreu i Parlamentit, Nikos Voutsis, tha se “Politekniku nuk mund t’ua mbyllë dyert atyre që e respektojnë trashëgiminë e tij. Dyert e mbyllura janë shenjë e veshëve të shurdhër dhe horizonteve të kufizuara”.
Rehabilitim apo lexim personal i historisë?
10 000 studentë protestuan në Athinë dje në përkujtim të 17 nëntorit, që shënon rënien e juntës ushtarake. Mediat greke përcollën imazhe të përleshjeve mes studentëve dhe policisë përherë në të famshmin Universitet Politeknik që është shndërruar në një llojë zone përtej establishmentit politik grek.
Dy protesta që në thelb janë Një
Qeveria e Edi Ramës përballet aktualisht me dy protesta aktive në Tiranë. E para është protesta disa mujore për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe e dyta është protesta e banorëve në zonën e Astirit.