Protesta e Astirit “merr kokën” e parë
Duket se protesta e banorëve të zonës së Astirit ku parashikohet ndërtimimi i një segmenti të Unazës së Madhe, ka bërë kurbanin e parë.
Burime nga Kryeministria bëjnë me dije për ResPublica se tri ditë më parë ka dhënë dorëheqjen Briseida Baraj, drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, zona e Veriut.
Është drejtoria që përgjigjet për pjesën ku po zhvillohen protestat dhe në të aktualisht është emëruar Ervin Bushi nga Drejtoria Rajonale e Fierit. Burimet saktësojnë se arsye për largimin është pikërisht situata e krijuar në zonën e Astirit për të cilën ALUIZNI nuk ka dalë ende me vendim ndonëse dosjet i ka bërë gati.
Po kështu edhe projekti i rrugës, që mbrohet nga Bashkia e Tiranës nuk është miratuar në KKRT. Përballja mesa duket zhvillohet mbi një situatë hipotetike ndërkohë që vetë agjencitë qeveritare nuk kanë përcjellë aktet formale ndaj banorëve.
Add new comment