Monologu nokturn si teatër i dialogut me studentët
Kryeministri është zgjuar mirë sot. Ai ka tha se ka folur me studentët deri në orët e para të mëngjesit për çështjet e protestës, tarifave etj. E pas këtij cele-dialogu performues të orëve të natës, gazeta “shqiptarja.com” ka sjellë disa prej mesazheve që janë shkëmbyer me kryeministrin.
Një gjë është e sigurtë. Në telefonin e z. Rama janë dërguar mesazhe. Por nëse sheh galerinë e imazheve ekskluzive të përcjella nga media në fjalë, aty kupton se në fakt ato nuk janë marrë nga celulari i kryeministrit, por nga telefonat e dërguesve. Pyetja që shtrohet këtu është: si i siguroi gazeta e Bollinos mesazhet e studentëve nga aparati i tyre telefonik? Në secilën prej tyre z. Rama figuron si marrësi, shpesh i paregjistruar në adresarin e kontakteve.
Janë 19 foto-imazhe nga mesazhet e shkëmbyera, që do të thotë se duhet të jenë 19 studentë që në orë të ndryshme i kanë shkruar Edi Ramës dhe ky pa gjumë në sy, siç edhe e ka zakon kur vjen puna për hallet e nënës Shqipëri, përgjigjet aty për aty. Po pse vallë këta studentë do të dërgonin screenshotet e mesazheve Carlo Bollinos? Kjo është e pashpjegueshme, ndërkohë që e shpjegueshme, deri sa ky komunikim të mbështetet me fakte, është se ndoshta kemi të bëjmë me një truk banal: dikush i dërgon mesazhe zotit Rama, i fotografon dhe pastaj ja dërgon gazetës.
Psej Thjesht që të mos duket se kryeministri dërgon lajme në redaksi, por është redaksia që i gjen lajmet vetë. Zoti Rama bën atë për të cilën akuzon mediat: pasi i shpik problemet, i formulon si pyetje, ia bën vetes, pastaj i publikon si prova dhe fakte. Në këtë rast monologu i tij shitet si dialog me studentët, ku në fakt zoti Rama nuk sillet si kryeministër, por si ai pedagogu që ngel 95% të klasës bazuar në binndjen se nxënësit nuk mbushin.
Për ta provuar këtë gjë redaksia e ResPublica i shkruajti në të njëjtën mënyrë z. Rama(fotoja më poshtë).
Kryeministri u përgjigj me arsyetimin se kopjimi i një drafti ligjor nuk përbën problem. Mandej bëri block contact. Pyetja që kemi është: pse “shqiptarja.com” nuk e ka mesazhin tonë? Në titull gazeta shkruan se e ka të plotë komunikimin telefonik…Por sidoqoftë, shkruajini kryeministrit se ndoshta edhe përgjigjet. Kuptohet për statistikë, pa u shtyrë shumë në atë që thotë. I duhet të thotë që ai flet…
Add new comment