shqiptarja.com

Gazetaria radioaktive e pushtetit

Postuar në 05 Nëntor, 2022 18:51

Shqiptarja.com publikon sot, ose dje(çfarë rëndësie ka tashmë?) një shkrim të njohur, por që është edhe një shkrim i ri. Shkrimi është i njohur sepse flet për pasurinë e Sali Berishës dhe Ilir Metës, familjarëve të tyre. Është i ri sepse tekstualisht ka marrë ekzistencë këto orë. Konteksti dihet: këta bëjnë protestë për varfërinë, por vetë janë të krimbur në lekë. Dakord, e dimë. Është e vërtetë një gjë e tillë.

BaBoLeaks dhe SPAK

Postuar në 30 Korrik, 2021 22:34

Korriku nuk mbeti pa lajme. Këto ditë të fundit të tij në mediat sociale ka shpërthyer një kapilar debati që ngjan të jetë zgjatim i një arterieje të vjetër që nuk pëson asnjëherë sklerozë. Një gazetar i mediave të Carlo Bollinos, shkruan në profilin e vet në Facebook, se Anila Basha, drejtuese e një portali dhe aksionere e shqiptarja.com ka marrë para publike. Sipas zotërisë, Basha paguhet 250 dollarë për një shkrim nga Albpetrol.

Kritika objektive e "dishepujve të lajmit të mirë"

Postuar në 23 Janar, 2020 16:10

Në faqen online të gazetës “shqiptarja.com” publikohet sot një shkrim kritik për gazetarin e quajtur investigativ, Artan Hoxha  dhe videon e shpërndarë prej tij ku presupozohet se paraqitet duke marrë kokainë kryebashkiaku i Bulqizës. Thuhet ndër të tjera në këtë shkrim:

Tani problem është edhe rendi publik. Sondazhi: Krimi ka marrë përmasa të frikshme

Postuar në 11 Janar, 2020 19:51

“Shqiptarja.com”, që në prezantime quan veten ëebsite më profesional dhe i pavarur ka shtruar një pyetje direkte si formë sondazhi: 4 vrasje në 10 ditë. Mendoni se krimi ka marrë përmasa të frikshme? 

Nga 1016 persona që janë përgjigjur, 70.6% mendojnë se po. Sondazhi ka patjetër marzhin e gabimit dhe marrja në konsideratë e rezultateve të tij kalojnë patjetër nga nevoja për të aplikuar një “koeficient” korrigjimi. 

Misteri që mund ta zbërthejë vetëm Bollino

Postuar në 30 Prill, 2019 13:03

A ka ndonjë gjë misterioze Shqipëria? Ku i dihet, por disa të fshehta edhe janë. P.sh ka njerëz që besojnë se në Tomorr ka një të fshehtë misterioze, apo mistike. Mister thuhet se është ta zëmë thesari i Ali Pashait, apo ka elementë misteri vetëvrasja e Mehmet Shehut.

Në media thuhet shpesh kështu për të bërë efekt: Vizita misterioze e…

A mund të vonohesh 20 minuta në Laç? Po, e bën policia e Sandër Lleshajt

Postuar në 29 Prill, 2019 11:56

“Shqiptarja.com”, gazeta e Carlo Bollinos, raporton sot mbi ngjarjen e djeshme në Laç ku gjetën vdekjen dy persona. Shkruan ndër të tjera gazeta:

Jemi pa Gjykatë Kushtetuese, jo për shkak të Vettingut, por për shkak të Edi Ramës

Postuar në 24 Mars, 2019 13:17

Gazeta e Carlo Bolinos, “shqiptarja.com” shkruan se përgjegjësinë për defunksionalizimin e Gjykatës Kushtetuese e ka Partia Demokratike. Për ta argumetnuar këtë tezë të vetën që synon të heqë çdo akuzë ndaj kryeministrit si fajtor kryesor për këtë paralzë të paprecedentë, gazeta në fjalë huazon, me gjasë nga imagjinata, disa argumente specifikë.

Monologu nokturn si teatër i dialogut me studentët

Postuar në 09 Janar, 2019 13:20

Kryeministri është zgjuar mirë sot. Ai ka tha se ka folur me studentët deri në orët e para të mëngjesit për çështjet e protestës, tarifave etj. E pas këtij cele-dialogu performues të orëve të natës, gazeta “shqiptarja.com” ka sjellë disa prej mesazheve që janë shkëmbyer me kryeministrin.

Kush i ka (keq)përdorur mediat e Bollinos?

Postuar në 01 Dhjetor, 2018 14:59

Kush bën ndonjë xhiro nga faqja online e “shqiptarja.com” mund të vërë re thuajse në mënyrë të përditshme, në ndonjë prej rubrikave njoftimin: Ekskluzive. Nën këtë term publikohen lajme që nuk i ka kush tjetër, e të cilat media në fjalë pretendon se i ka zbuluar me burimet e veta.

Pasuria e gjyqtarëve/Deklarojnë vilat dhe apartamentet si dhurata nga gjyshja, babai, apo motra

Postuar në 20 Gusht, 2017 08:25

Janë gjyqtarë por mesa duket nuk dinë të gjejnë alibi më të mira sesa ato të të pandehurve në sallën e gjyqit. “Shqiptarja.com” raporton sot për disa raste gjyqtarësh të shkallës së parë dhe të Apelit që për të justifikuar pasurinë e tyre deklarojnë se kanë marrë dhurata nga gjyshja, babai, motra apo hua nga kunetër.  Mes këtyre dhuratave përfshihen edhe apartamente dhe vila. Ja disa raste:

Pages

Subscribe to RSS - shqiptarja.com