Kritika objektive e "dishepujve të lajmit të mirë"
Në faqen online të gazetës “shqiptarja.com” publikohet sot një shkrim kritik për gazetarin e quajtur investigativ, Artan Hoxha dhe videon e shpërndarë prej tij ku presupozohet se paraqitet duke marrë kokainë kryebashkiaku i Bulqizës. Thuhet ndër të tjera në këtë shkrim:
Të gjitha scoop-e të kurdisura, që përzihen dhe shkrihen me politikën. Kjo nuk i heq asgjë faktit që kemi të bëjmë me video të rënda, nuk heq asgjë as për pasojat politike që ato duhet të sjellin, por i heq shumë besueshmërisë profesionale të atij që i shpërndan. Shqipëria ka nevojë për gazetari të vërtetë investigative, të pavarur dhe larg nga politika. Nëse një gazetar pranon të bëhet aktor i një aksioni partiak, ai nuk tradhton vetëm misionin e vet profesional, por tradhton edhe opinionin publik që e besonKur
Është një vëzhgim që duhet miratuar. Shantazhimi dhe promovimi përmes tij i të ashtuquajturve gazetarë që parashikojnë vrasje, paralajmërojnë skandale duhet të marrë fund. Mirëpo sa garanci kemi ne që lexojmë se ky vëzhgim i publikuar në gazetën e drejtuar nga Carlo Bollino, udhëhihet nga skrupuj profesionalë? Sa mund të shquajmë nëse ky shënim anon më shumë nga diskreditimi i denoncuesit, sesa nga nevoja për të folur për një gazetari me të vërtetë investigative? Këtë nuk e dimë, por vetë fakti që kemi pasiguri na provon se pjesë e këtij problemi që ka çorientuar opinionin publik është edhe media që kritikon videogazetarin Artan Hoxha, që ka qenë për një kohë të gjatë bashkëpunëtor i z. Bollino.
Për të vënë në diskutim besueshmërinë e pretenduar të gazetës në fjalë mjafton të lexosh ndonjë lajm që lidhet me politikën. Lexoni p.sh si e raporton kjo gazetë fjalën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj mbajtur sot në Bulevardin e Ri të kryeqytetit:
Pra për një objekt për të cilin ka protesta dhe debat, që në hyrje na sugjerohet se prishja e tij është “një lajm i mirë”. Të njëjtin tekst identik publikuan edhe media të tjera, duke shtyrë të dyshosh se kemi të bëjmë me shpërndarje dhe jo krijim “lajmi”. Ta cilësosh “lajm të mirë” prishjen e Teatrit të inkuadron me axhenda partiake? Ose të paktën të bën jo profesional? Janë pyetje që e kanë brenda përgjigjen dhe që provojnë se kush kërkon mjedis mediatik me pehash neutral duhet të shpresojë që të mos jetë të pakën shumë acid.
Add new comment