protesta
Nuk është protestë malokësh siç po përpiqet ta paraqesë pushteti
E mbani mend sesi nisi rrugëtimin e pushtetit Rilindja? Për atë që e kanë harruar po e risjellim: me një marrëveshje në Shkodër mes Edi Ramës dhe Ilir Metës dhe me ndryshimin e ngjyrës së kuqe në vjolë.
Zoti Rama u kujdes ta shpjegonte këtë simbolikë: Shkodra si qyteti më afër perëndimit dhe në Veriun ku e majta ka ca hesape për të shlyer, kurse Vjola si bashkim i të kuqes me blunë.
E megjithatë Ne duhet të protestojmë
Opozita parlamentare në Shqipëri ka paralajmëruar se do të protestojë më 16 shkurt kundër qeverisë. Përfaqësues të saj kanë dalë në seri për të njoftuar lloj lloj skenarësh, mes të cilëve edhe ai më i dashuri për mëmëdhetarët: populli do marrë në dorë fatet e saj. Si një konglomerat formacionesh politike që e ndjejnë se nuk kanë këllqe, mundësi dhe as kapacitet për të çuar në radikalizimin e protestës si akt politik i përgjegjshëm, opozita po ja lë në topin në derë popullit. Që në këtë rast mund të jenë militantë të saj që do të testojnë ndonjë gjë të papritur.
Një protestë e re...kundër Korrupsionit
Mediat raportojnë për një protestë masive kundër korrupsionit në Haiti. Mijëra vetë kanë mësyrë rrugëve për të kundërshtuar një klimë korrupsioni që duket se ka derdhur gotën e durimit të qytetarëve.
21 janar 2011 - 16 shkurt 2019 - Sistemi politik del jashtë loje
Dëgjoni se çfarë ka deklaruar Edi Rama me të vetët pak ditë para protestës së 21 janarit 2011:
Pothuajse të njëtën gjë ka paralajmëruar edhe Lulzim Basha sot në Ballsh:
Protesta dhe dallavere
Shqipëria, ajo e tellallëve të interesit të saj publik, është përfshirë nga ethet e ruajtjes së mjedisit. Nuk dihet sesi e qysh, por prej disa ditësh një rrymë anti – hec, sidomos atyre të vegjëlve ka përpirë mendjet e qeveritarëve dhe opozitarëve. Ministrja e te ka nisur me dëgjesa dhe ka njoftuar pezullimin e 95 lejeve të dhëna, përveç atyre operative. Do të bëjmë verifikim, ka thënë zonja Balluku.
Incident në Ditën e Kujtesës në Aushvic
Një grup njerëzish, pjesëtarë të së djathtës ekstreme polake ka protestuar jashtë kampit të Aushvicit, duke akuzuar qeverinë polake se përkujton vetëm hebrejtë dhe jo viktimat polake të kampit nazist. Protesta zhvillohej në ditën e kujtesës – 27 janar kur edhe u kap nga sovjetikët -ndërkohë që brenda në kamp po zhvillohej një ceremoni e të mbijetuarve.
Grupi përbëhej nga rreth 45 persona, të drejtuar nga aktivisti Piotr Rybak që mbanin në duar pankarta me mbishkrimin: Ausvic - Birkenau – Made in Germany krahas flamujve nacionalë.
Mund ta ketë fajin edhe populli...
Shqipëria e ka këtë aftësi. I bën lolo të gjithë ata që shfaqen si misionarë apo duan që të perceptohen si të tillë. Kanë kaluar këtej ambasadorë, ushtri. Ka kaluar ndonjëherë edhe historia e madhe. Por përshtypja krijohet se asgjë nuk ka mbetur me të vërtetë. Veç një ndjenje cinizmi dhe apatia e një populli që duket se nuk çuditet e as entuziazmohet më me punët e kësaj bote.
“Të qartë në paqartësinë tonë”, Luli vazhdon me grip
Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për protestën e 16 shkurtit. Ky aksion po diskutohet gjerësisht në forumet e saj, ku ka ende paqartësi për çfarë dhe ku do protestohet. Gazeta "Panorama" ka zbardhur një pjesë të debatit në mbledhjen e grupit parlamentar, ku mungonte Lulzim Basha për shkak se është i sëmurë keq me gripin e stinës.
Një pjesë e debatit:
Bëhen 8 vjet që pret e përcjell
Mediat kombëtare i kanë paraprirë përvjetorit të 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës. Ato ishin në një prej familjeve të viktimave, të cilët qeveria socialiste i ka shpallur dëshmorë të demokracisë.
Sipas familjarëve të Ziver Veizit, 8 vite pas ngjarjes tragjike drejtësia nuk është vënë në vend dhe ende nuk është bërë asgjë për zbardhjen e së vërtetës, ndërsa hetimet janë mbyllur duke e lënë ngjarjen në harresë.
Komedia e radhës!
Shumica në parlament noterizoi ndryshimet në qeveri, në një seancë që konfirmoi nivelin banal që i kanë imponuar rendit politik tri parti (PS-PD dhe LSI).
Deputetët e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit u paraqitën si mbrojtës të parlamentarizmit, duke nxitur një debat të stisur, nisur nga pretendimi se mazhoranca refuzoi një seancë me debat për ministrat e rinj.