Komedia e radhës!

Postuar në 16 Janar, 2019 20:47

Shumica në parlament noterizoi ndryshimet në qeveri, në një seancë që konfirmoi nivelin banal që i kanë imponuar rendit politik tri parti (PS-PD dhe LSI).

Deputetët e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit u paraqitën si mbrojtës të parlamentarizmit, duke nxitur një debat të stisur, nisur nga pretendimi se mazhoranca refuzoi një seancë me debat për ministrat e rinj.

Ky pretendim i opozitës vjen pas afro 6 muajsh bojkot të deputetëve të PD dhe LSI dhe si alibi për të nisur një rrugë tjetër të njohur, atë të protestave siç bëri të ditur Lulzim Basha pas takimit me disa parti që i shkojnë nga mbrapa.

“Opozita është e vendosur t’i japë fund krizës politike dhe ekonomike ku është vendi, prandaj në përgjigje të mijëra mesazheve dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve, ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës”- deklaroi Basha.

Ka shumë arsye për të protestuar kundër qeverisë, por a mund t’i besojnë shqiptarët udhëheqjen e protestave Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Kryetari i PD ka përvojë në këtë drejtim, që nga çadra e famshme e pajtimit me Edi Ramën deri te thirrjet në fushatë për të grisur teserat e LSI-së. A do e rrëzojë këtë radhë Lulzim Basha qeverinë apo do kemi sërish një fund të lumtur?Le të presim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.