Incident në Ditën e Kujtesës në Aushvic
Një grup njerëzish, pjesëtarë të së djathtës ekstreme polake ka protestuar jashtë kampit të Aushvicit, duke akuzuar qeverinë polake se përkujton vetëm hebrejtë dhe jo viktimat polake të kampit nazist. Protesta zhvillohej në ditën e kujtesës – 27 janar kur edhe u kap nga sovjetikët -ndërkohë që brenda në kamp po zhvillohej një ceremoni e të mbijetuarve.
Grupi përbëhej nga rreth 45 persona, të drejtuar nga aktivisti Piotr Rybak që mbanin në duar pankarta me mbishkrimin: Ausvic - Birkenau – Made in Germany krahas flamujve nacionalë.
Polonia e polakëve, ishte një ndër thirrjet e shumta të tyre ndërkohë që nuk kanë munguar as kundërmanifestimet. Rybak është i njohur për prirjet anti-Semite në një vend ku duket se antisemitizmi ka partizanë të shumtë.
Add new comment