Një sistem i bojkotuar jo vetëm për tarifat
Masivitetin e ditëve të dhjetorit nuk po e shohim në protestat e studentëve të fillim-Janarit, por sistemi Universitar vijon të jetë në kolaps edhe pas aplogjisë së kryeministit që u shoqërua me shkarkimin e 8 ministrave.
Protesta e studentëve megjithatë ka dy zhvillime të rëndësishme, bojkotin e auditoreve dhe zhvendosjen e protestës para ambasadës amerikane, e cila nuk është prononcuar deri më tani për çështjen e studentëve, ndryshe nga Bashkimi Europian që sugjeroi dialog mes qeverisë dhe studentëve.
Përtej angazhimit prej kancelari në tëitter kryeministri vazhdon të jetë i mpleksur me sqarime duke e lidhur situatën me teori dezinformimi, ndërsa ka angazhuar deri ministrin e Bujqësisë Bledi çuçi për të sjellë në binarë një situatë që i ka dalë jashtë kontrollit. Ministri shkruar në Universitetin Bujqesor për një takim me Rektoratin e universitetit, por në hyrje është pritur me protesta nga studentët, që prej shume ditësh tashmë kanë bojkotuar mësimin.
Edhe policia e Sandër Lleshit është përfshirë në operacionin për të mos lejuar bllokimin e universiteteteve nga studentët.
Nga ana tjetër PD dhe LSI kanë angazhuar të gjitha kapacitetet për të pompuar çdo valvul që gjeneron pakënaqësia ndaj kryemistrit dhe qeverisë.
Edi Rama nuk po i fshihet dot situatës megjithë vendimet që mori sipas paketës së emërtuar Paketa për Universitetin. Aq më tepër që në tavolinë ka peticionin e pedagogëve për anullimin e Ligjit të Arsimin të Lartë. Gjithë lëvizja duket e kordinuar dhe jo me qëllime të rastësishme, ku nuk kanë munguar zërat për krijimin e një partie të re politike nga rradhët e studentëve. Megjithatë kryeministri vazhdon të besojë se kjo është një çështje tarifash. Të paktën nga postimet në rrjetet sociale ku merret me llogari dhe përqindje.
Add new comment