Protesta në Serbi: Vuçiç hajdut!
MIjëra qytetarë serbë janë derdhur sërish në protest kundër qeverisë dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ata kërkojnë lirinë e shtypit, fund të sulmeve ndaj gazetarëve dhe politikanëve të opozitës. Thirrja që ka dominuar protestën është ajo që duket se bashkon të gjithë rajonin kundër establishmentit politik: Vuçiç hajduti!
Organizatorë të protestës janë rreth 30 organizata dhe parti që konsideorjnë se presidenti serb e ka mbushur kupën. Ky i fundit njësoj si miku i tij Edi në Tiranë ka shprehur gatishmërinë për të dialoguar. Por ai ka shkuar më tej sesa frikacaku dhe i frustruari i Tiranës: ka kërkuar zgjedhje. Ky opsion është hedhur poshtë nga përfaqësues të opozitës, mes të cilëve edhe ish-ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiç, i cili ka deklaruar se pa krijimin e kushteve të duhura opozita do të bojkotonte zgjedhjet.
Aktualisht Vuçiç ka me vete edhe sondazhet që flasin se 53% e serbëve mbështesin partinë e tij. Kriza politike përshfaqet thuajse e njëjtë kudo në Ballkan: qeveri të korruptuara që kanë mbështetje elektorale dhe opozita inekzistente dhe të diskredituara që nuk faktorizohen dot si alternativë. Është një krizë e thellë që po lë pa përfaqësim një pjesë të madhe të popullit dhe që po fut në kolaps vetë parimet e sistemit.
Add new comment