poloni

Opozita e Donald Tusk fiton zgjedhjet në Poloni

Postuar në 15 Tetor, 2023 21:56

Partitë opozitare të Polonisë duken sikur kanë arritur një fitore solide në zgjedhjet e përgjithshme të vendit, sipas një sondazhi exit poll të publikuar menjëherë pas përfundimit të votimit në orën 21:00.

Edhe pse Ligj dhe Drejtësi është partia më e madhe, tre parti kryesore opozitare do të kenë shumicën e vendeve në parlamentin prej 460 anëtarësh.

Nëse rezultati konfirmohet pas numërimit të votave, këto zgjedhje mund të shihen si kthesë e madhe në Poloni pas tetë vitesh qeverisje nga partia nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS).

Modeli polak: Emigrantët nuk i duam, por vizat i shesim

Postuar në 16 Shtator, 2023 16:55

Një skemë e dyshuar ryshfeti po trondit Poloninë vetëm një muaj para zgjedhjeve. Qeveria e cila ka mbajtur një qasje të ashpër ndaj migracionit është në qendër të këtij skandali.

Mediat polake flasin për të paktën 250 mijë viza të lëshuara nga konsullatat polake në mbarë botën, në këmbim të parave. Dyshimet janë se veçanërisht në Afrikë dhe Azi janë dhënë viza kundrejt dhjetëra mijëra eurove secila.

Përfituesit e këtyre vizave, të cilat kanë bërë të mundur hyrjen në BE, i kanë përdorur ato për të udhëtuar në Meksikë dhe më pas për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë korrigjon Bidenin: Nuk e kishte fjalën për ndryshim regjimi në Rusi

Postuar në 27 Mars, 2022 00:17

Presidenti amerikan Joe Biden ka provokuar një diskutim të gjerë mediatik dhe politik me mbylljen e fjalimit të tij në Poloni, prej nga ku duket se ka lëshuar një frazë të paparashikuar.

Lind turizmi i karburantit

Postuar në 08 Shkurt, 2022 08:56

Sllovakët po udhëtojnë drejt pikave polake të furnizimit me karburant, ku blejnë qindra mijëra litra për shkak të çmimit më të lirë.

Gazi dhe nafta në Poloni janë afërsisht 25 deri në 35 cent euro më lirë për litër pasi Varshava vendosi të ulë TVSH-në për të dyja në përgjigje të inflacionit në rritje. Me një rezervuar karburanti 50 litra, sllovakët mund të kursejnë 10 deri në 18 euro nëse kalojnë kufijtë për t’u furnizuar me gaz. Varshava ka hequr edhe TVSH-në për produktet ushqimore në paketën e masave që synojnë të trajtojnë inflacionin e lartë.

Zbulohet gjeni përgjegjës për format e rënda të Covid-19

Postuar në 13 Janar, 2022 19:00

Shkencëtarët polakë kanë identifikuar një gjen, i cili dyfishon rrezikun për t'u prekur nga një formë e rëndë e Covid-19. Hezitimi për t’u vaksinuar, i cili po shihet si një nga shkaqet kryesore të niveleve të larta të vdekjeve nga koronavirusi në Evropën Qendrore dhe Lindore, sipas studiuesve polakë mund të zvogëlohet nëse identifikohen ata që janë më shumë të rrezikuar nga virusi. Individi i rrezikuar mund të vihet në dijeni dhe të inkurajohet për vaksinim apo t'i jepet akses në opsione më intensive trajtimi në rast të një infeksioni.

Opozita polake akuzon qeverinë: Po na përgjon

Postuar në 27 Dhjetor, 2021 13:58

Lideri i partisë opozitare polake të Platformës Qytetare akuzoi qeverinë se gjatë fushatës zgjedhore 2019, telefoni i tij u hakerua 33 herë nga qeveria dhe u përdor për të minuar planet e partisë së tij.

Krzysztof Brejza thotë se për përgjimin e telefonit të tij është përdorur programit Pegasus, i krijuar nga izraelitët.

Rasti në fjalë është i treti që zbulohet brenda një jave dhe pritet të thellojë përplasjen mes Brukselit dhe partisë nacionaliste qeverisëse, Ligj dhe Drejtësi (PiS), në lidhje me demokracinë në vend.

Në Europë nis të përhapet gripi i shpendëve

Postuar në 09 Nëntor, 2021 14:59

Disa vatra infeksioni të gripit të shpendëve, H5N1, një sëmundje shumë ngjitëse, janë shfaqur nëpër fermat e Polonisë, duke prekur mbi gjysmë milioni zogj. Një shpërthim i ngjashëm u konfirmua edhe në Angli të hënën.

Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE) i zbuloi rastet në Poloni të hënën dhe njoftoi se pesë u dokumentuan vetëm në pjesën lindore të vendit.

Gati 650 000 shpendë në fermat e vendit janë kontaminuar me gripin e shpendëve, bëri të ditur OIE.

Huawei si kalë Troje, nis në Varshavë gjyqi i parë për spiunazh

Postuar në 01 Qershor, 2021 11:15

Ndërsa shumë shtete europiane janë në dilemë nëse do t’i hapin apo jo “derën” teknologjisë 5G që ofron gjiganti kinez i teknologjisë, në Varshavë nis sot një proces gjyqësor spiunazhi që përfshin një ish-agjent të shërbimeve sekrete polake dhe një ish-punonjës të Huawei-t. Dy të pandehurit u arrestuan në Poloni në janar 2019 me dyshimin se kanë spiunuar për llogari të Kinës, një rast ky që ka nxitur debatin ndërkombëtar mbi rreziqet e mundshme të sigurisë kur përdoren pajisjet Huawei në rrjetet e komunikimit.

Dokumentari që provoi pedofilinë në kishën polake, dorëhiqet një prej peshkopëve që fshehu abuzimet

Postuar në 19 Tetor, 2020 16:35

Akuzat për mbulimin e skandalit të abuzimit seksual e kanë detyruar kreun e një dioqeze në Poloni të paraqesë dorëheqjen te Ati i Shenjtë. Papa Françesku pranoi të shtunën dorëheqjen e 68-vjeçarit Edward Janiak nga udhëheqja e dioqezës polake të Kaliszit. Vendimi lidhet me akuzat ndaj tij se ka mbuluar në të kaluarën disa raste të abuzimit seksual të të miturve nga një klerik në dioqezën e tij.

Zbulohet koloni milingonash kanibale në një bunker atomik në Poloni

Postuar në 04 Nëntor, 2019 15:44

Shkencetarët kanë zbuluar së fundmi një koloni unike milingonash kanibale që mbijetuan në një bunker armësh atomike në Poloni vetëm duke u ushqyer me kufomat e milingonave të tjera të ngordhura. Streha bazë ishte ndërtuar në një tub vertikal ventilimi në rrugëtimin e të cilit shumë milingona ngordhnin.

Pages

Subscribe to RSS - poloni