Opozita polake akuzon qeverinë: Po na përgjon
Lideri i partisë opozitare polake të Platformës Qytetare akuzoi qeverinë se gjatë fushatës zgjedhore 2019, telefoni i tij u hakerua 33 herë nga qeveria dhe u përdor për të minuar planet e partisë së tij.
Krzysztof Brejza thotë se për përgjimin e telefonit të tij është përdorur programit Pegasus, i krijuar nga izraelitët.
Rasti në fjalë është i treti që zbulohet brenda një jave dhe pritet të thellojë përplasjen mes Brukselit dhe partisë nacionaliste qeverisëse, Ligj dhe Drejtësi (PiS), në lidhje me demokracinë në vend.
Telefoni i Brejzas iu nënshtrua një hetimi në Citizen Lab, me bazë në Toronto, një grup mbikëqyrës, bën të ditur Associated Press.
Laboratori në fjalë konfirmoi se në të njëjtën mënyrë ishin përgjuar edhe telefonat e avokatit të shquar të opozitës Roman Giertych dhe prokurores Ewa Wrzosek.
Pegasus, një program përgjues, i zhvilluar nga firma izraelite NSO Group, u shitet kryesisht enteve qeveritare dhe ka ngjallur frikë nga aktivistët e demokracisë se po përdoret për të sulmuar kundërshtarët politikë.
“Unë patjetër i besoj shërbimeve polake dhe asaj që thonë shërbimet polake, dhe shërbimet thonë qartë se sistemi Pegasus nuk përdoret nga shërbimet polake,” tha zëvendësministri i Mbrojtjes, Wojciech Skurkiewicz, për radion shtetërore polake të premten. "Nuk përdoret për të ndjekur apo hetuar askënd në vendin tonë."
Hakimi i Brejzës ka një rëndësi shumë më të madhe politike sesa hakerat kundër Giertych dhe Wrzosek.
Ai ishte kreu i fushatës së Platformës Qytetare gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2019-ës, ku partia qeverisëse PiS fitoi me shumicë dërrmuese votat për dhomën e ulët të parlamentit (Platforma Qytetare doli në vendin e dytë), ndërsa opozita fitoi ngushtë Senatin e dhomës së sipërme.
Deri tani në lidhje me akuzat e Brjezas ka ardhur vetëm një përgjigje përmes televizionit shtetëror polak, i cili e akuzoi Citizen Lab se financohej nga George Soros.
Viktimat e hakerave e shohin këtë si pjesë të një sulmi më të gjerë të qeverisë ndaj lirive civile.
Partitë opozitare po bëjnë thirrje për një hetim parlamentar të raporteve të hakerëve.
Donald Tusk, udhëheqësi i Platformës Qytetare, si dhe ish-presidenti i Këshillit Evropian, shkroi në Tëitter: “PiS premtoi të dëgjojë njerëzit. Dhe po i dëgjon”.
Add new comment