Pegasus

Softi “Pegasus” përdoret për të vjedhur të dhëna nga telefoni i kryeministrit spanjoll

Postuar në 02 Maj, 2022 20:41

Virusi “Pegasus”, i njohur si material spiunazhi në përdorim nga agjenci qeveritare, është përdorur për të thyer elektronikisht telefonin celular të kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez dhe ministrit të Mbrojtjes, Margarita Robles. 

Lajmin e ka konfirmuar shefi i kabinetit të ministrit, Félix Bolaños, sipas të cilit telefoni i Sanchez u depërtua dy herë në maj të vitit 2021 dhe prej nga ku u morën një sasi shumë e madhe të dhënash. 

Survejim pa kufij/Mossad dhe policia izraelite, përgjim pa leje me "Pegasus"

Postuar në 13 Shkurt, 2022 19:57

Shërbimi izraelit Mossad, ka hakeruar telefona personalë të qytetarëve në mënyrë jozyrtare. Lajmi bëhet i ditur nga media në Izrael, që citojnë punonjës të prodhuesit të softuerit Pegasus, NSO, që konsiderohet si mjeti më efektiv në këtë drejtim. Veprimet e Mossad janë kryer në kohën kur agjencinë e drejtonte Yossi Cohen, ndonëse punonjësit nuk kanë njohje për arsyet e hakerimit.

Opozita polake akuzon qeverinë: Po na përgjon

Postuar në 27 Dhjetor, 2021 13:58

Lideri i partisë opozitare polake të Platformës Qytetare akuzoi qeverinë se gjatë fushatës zgjedhore 2019, telefoni i tij u hakerua 33 herë nga qeveria dhe u përdor për të minuar planet e partisë së tij.

Krzysztof Brejza thotë se për përgjimin e telefonit të tij është përdorur programit Pegasus, i krijuar nga izraelitët.

Rasti në fjalë është i treti që zbulohet brenda një jave dhe pritet të thellojë përplasjen mes Brukselit dhe partisë nacionaliste qeverisëse, Ligj dhe Drejtësi (PiS), në lidhje me demokracinë në vend.

"Nëse u përgjuan gazetarët në Francë, kjo mund të ndodhë kudo"

Postuar në 04 Gusht, 2021 14:15

Ish-agjenti i NSA-së, Edward Snowden, thotë se nëse dikush ia ka dalë të përgjojë gazetarë në Francë, kjo mund të ndodhë kudo. Snowden i referohet rastit “Pegasus”, një program spiun izraelit përmes të cilit, siç konfirmoi Agjencia Kombëtare e Francës për Sigurinë e Sistemeve të Informacionit (ANSSI), janë përgjuar tre gazetarë francezë.

Snowden, i cili u vu në qendër të vëmendjes botërore në vitin 2013, kur zbuloi detaje për programet amerikane të mbajtjes nën mbikëqyrje, e sheh këtë rast si “diçka e madhe”.  

Gjigantët e teknologjisë kundër kompanisë izraelite që prodhon softuerë spiunë

Postuar në 24 Dhjetor, 2020 18:44

Gjigantët e teknologjisë, si Microsoft dhe Google, i janë bashkuar Facebook-ut në në një padi ndaj NSO Group, një kompani me bazë në Izrael, e përmendur shpesh për shitjen e mjeteve të mbikëqyrjes "të rrezikshme" qeverive të huaja.

Subscribe to RSS - Pegasus