Softi “Pegasus” përdoret për të vjedhur të dhëna nga telefoni i kryeministrit spanjoll

Postuar në 02 Maj, 2022 20:41

Virusi “Pegasus”, i njohur si material spiunazhi në përdorim nga agjenci qeveritare, është përdorur për të thyer elektronikisht telefonin celular të kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez dhe ministrit të Mbrojtjes, Margarita Robles. 

Lajmin e ka konfirmuar shefi i kabinetit të ministrit, Félix Bolaños, sipas të cilit telefoni i Sanchez u depërtua dy herë në maj të vitit 2021 dhe prej nga ku u morën një sasi shumë e madhe të dhënash. 

Ne nuk kemi asnjë dyshim se kjo është një ndërhyrje joligjore, e paautorizuar. Vjen nga organizma jashtë vendit dhe nuk ka patur autorizim gjyqësor

është shprehur ai. 

Mediat vënë në dukje se momenti i thyerjes kibernetike ka ardhur në një kohë kur qeveria e Spanjës ishte në vëzhgim intensiv për shkak të një konfrontimi politik me Marokun dhe u vu nën tension të brendshëm pas lirimit nga burgu të separatistëve katalonjas. 

Çështja me Marokun kishte të bënte me hyrjen e më shumë se 8000 emigrantëve në enklavën spanjolle të Ceutës që gjendet në Afrikën Veriore pas së cilës Madridi vendosi trupa ushtarake. Nuk dihet sesi lidhet një gjë e tillë me përgjimin, por mediat vënë në dukje se “Pegasus” ka dalë në skenë si pjesë e debateve mes Madridit dhe qeverisë së Katalonjës, pasi kjo e fundit ka akuzuar shërbimet spanjolle për përdorimin e softit në përgjimin e separatistëve. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.