Opozita e Donald Tusk fiton zgjedhjet në Poloni
Partitë opozitare të Polonisë duken sikur kanë arritur një fitore solide në zgjedhjet e përgjithshme të vendit, sipas një sondazhi exit poll të publikuar menjëherë pas përfundimit të votimit në orën 21:00.
Edhe pse Ligj dhe Drejtësi është partia më e madhe, tre parti kryesore opozitare do të kenë shumicën e vendeve në parlamentin prej 460 anëtarësh.
Nëse rezultati konfirmohet pas numërimit të votave, këto zgjedhje mund të shihen si kthesë e madhe në Poloni pas tetë vitesh qeverisje nga partia nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS).
Gjatë qeverisjes së saj, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian u acaruan disa herë. BE e ka fajësuar qeverinë për imponimin mbi sistemin gjyqësor dhe kontrollin e medias.
Koalicioni Civil, nën të cilin mblidhen partitë e opozitës, drejtohet nga Donald Tusk.
Add new comment