Huawei si kalë Troje, nis në Varshavë gjyqi i parë për spiunazh

Postuar në 01 Qershor, 2021 11:15

Ndërsa shumë shtete europiane janë në dilemë nëse do t’i hapin apo jo “derën” teknologjisë 5G që ofron gjiganti kinez i teknologjisë, në Varshavë nis sot një proces gjyqësor spiunazhi që përfshin një ish-agjent të shërbimeve sekrete polake dhe një ish-punonjës të Huawei-t. Dy të pandehurit u arrestuan në Poloni në janar 2019 me dyshimin se kanë spiunuar për llogari të Kinës, një rast ky që ka nxitur debatin ndërkombëtar mbi rreziqet e mundshme të sigurisë kur përdoren pajisjet Huawei në rrjetet e komunikimit.

Huawei ka mohuar në mënyrë të përsëritur që pajisjet e saj mund të përdoren për spiunazh nga autoritetet në Pekin, por Shtetet e Bashkuara u kanë bërë presion vendeve të tjera që të mos e lejojnë atë. Në Evropë, vetëm Britania dhe Suedia e kanë bërë deri tani. Prokurorët polakë pretendojnë se Wang Weijing, 39 vjeç, duke përdorur koperturën e të qenit një ekzekutiv i Huawei, kaloi më shumë se shtatë vjet duke spiunuar për Kinën dhe duke u përpjekur të forconte ndikimin e kompanisë mbi qeverinë polake dhe "t'i mundësonte asaj të… menaxhonte infrastrukturën e teknologjisë" , tregojnë dokumentet gjyqësore.

Wang, i cili ka qenë në paraburgim që nga arrestimi, akuzohet gjithashtu për rekrutimin e një ish-agjenti të shërbimit sekret polak, i cili, thonë prokurorët, e informoi atë në lidhje me mënyrat e ndikimit në rrjetet e radios të shërbimit të shpëtimit dhe të sigurisë publike të vendit.

I pandehuri polak, Piotr D. kishte punuar për vite me radhë në ekipet më të larta të qeverisë dhe është akuzuar për "ofrimin e tij si burim informacioni" në lidhje me administratën publike, raporton Euractive.

Të dy i mohojnë akuzat.

Prokurorët thonë se specialisti i sigurisë kibernetike, i cili ka kërkuar që mbiemri i tij të bëhet subjekt i rregullave të privatësisë, e informoi Wang për një sistem monitorimi që ka për qëllim mbrojtjen e informacionit të klasifikuar të dërguar përmes rrjeteve të komunikimit me fibra optike të krijuara nga universiteti ushtarak i Varshavës.

Kompania Huawei e ka shkarkuar Wang-un pas arrestimit, megjithatë vijon t’I mbulojë shpenzimet ligjore. Huawei i ka thënë agjencisë Reuters se aktivitetet e saj "janë në përputhje me standardet më të larta të transparencës dhe respektimit të ligjeve dhe rregulloreve".

Marrëdhëniet e SHBA

Administrata e Presidentit të atëhershëm të SHBA, Donald Trump, e pati vlerësuar Poloninë për arrestimet. Ish.zv.presidenti Mike Pence deklaroi në 2019se rasti tregoi angazhimin e Varshavës për të siguruar që sektori i telekomunikacionit "të mos kompromentohej në një mënyrë që kërcënon sigurinë tonë kombëtare".

Në atë kohë, Varshava po kërkonte t’i bindte Shtetet e Bashkuara për të rritur praninë e tyre ushtarake në Poloni, të alarmuar nga rritja e pranisë ruse.

Qeveria e kryeministrit Mateusz Morawiecki propozoi vitin e kaluar një projektligj që mund të çojë në një përjashtim de facto të Huawei nga ndërtimi i rrjeteve 5G, por propozimi nuk ka kaluar ende në Parlamenti.

Operatorët celularë evropianë kanë hezituar prej kohësh të fillojnë të investojnë në rrjetet 5G, të cilat bëjnë të mundura shërbime të reja. Ky hezitim ka ardhur për shkak të mungesës së qartësisë politike nëse ata duhet t’i pranojnë kërkesat e SHBA për të përjashtuar furnizuesin kryesor të pajisjeve Huawei dhe shitësit e tjerë kinezë .

Huawei tha se përjashtimi i tij nga 5G do të nënkuptojë një humbje gati 44 miliardë zlotis (12 miliardë dollarë) për ekonominë polake dhe një vonesë disavjeçare të shpërndarjes së kësaj teknologjie. Edhe qeveria e Rumanisë ka kaluar një projektligj që ndalon në mënyrë efektive Kinën dhe Huawei-n të marrin pjesë në zhvillimin e rrjetit të saj 5G, por ligji tashmë pret dritën jeshile të Parlamentit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.