huawei

Njësoj si me sanksionet ndaj Rusisë, SHBA dëboi Huawei-n nga Europa

Postuar në 25 Nëntor, 2022 21:15

 

Huawei, ambicia për një botë inteligjente dhe të gjelbër

Postuar në 27 Prill, 2022 00:04

 

Huawei çeli dje Samitin Global të Analistëve, ku prezantoi qasjen ndaj novacionit dhe ndërtimit të një bote inteligjente e të gjelbër. Samiti mblodhi analistë të industrisë, analistë financiarë, drejtues kryesorë të opinionit dhe përfaqësues të mediave nga e gjithë bota për të mësuar më shumë rreth tendencave të industrisë së ardhshme dhe strategjisë së zhvillimit të Huawei. Ky event do të mbahet për të 19-in vit radhazi nga data 26 deri në datën 27 prill duke përfshirë një gamë të gjerë seancash për aspekte të ndryshme të biznesit të Huawei. 

“E ndaluam Huawei-n se na tha Amerika”

Postuar në 17 Janar, 2022 20:46

Deklarata e një ish-ministri britanik për ndalimin e teknologjisë 5G në vend flet shumë për ndikimin e SHBA-ve në vendime që lidhen direkt me gjeopolitikën. Në korrik të vitit 2020, qeveria britanike njoftoi ndalimin e produkteve Huawei në rrjetet 5G deri në fund të vitit 2027. Në atë kohë, qeveria e Boris Johnson e motivoi këtë vendim me shqetësimin se gjiganti kinez i teknologjisë mund të përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare.

Kinë, shteti merr kontrollin e të dhënave që mbledhin gjigantët e teknologjisë

Postuar në 28 Gusht, 2021 13:25

Qyteti kinez Tianjin u ka kërkuar kompanive të kontrolluara nga bashkia që të transferojnë të dhënat e tyre nga operatorët e sektorit privat si Alibaba Group dhe Tencent Holdings në një sistem cloud të mbështetur nga shteti.

Xiaomi merr terrenin që la Huawei, lë pas Apple për shitjen e smartfonëve

Postuar në 16 Korrik, 2021 11:09

Marka kineze e smartfonëve Xiaomi ka lënë pas Apple për herë të parë, duke u bërë kështu shitësi i dytë më i madh në botë i aparatëve celularë në tremujorin e dytë. Pozicioni i ri erdhi falë rritjes së shitjeve në Amerikën Latine, Afrikë dhe Evropë, sipas shifrave të firmës kërkimore Canalys, të cilave u referohet South China Morning Post.

Në "syrin" e Huawei-t, shqetësim në Beograd për sistemin e monitorimit me kamera smart

Postuar në 10 Korrik, 2021 22:34

Që prej vitit 2019, qeveria serbe ka në zbatim e sipër një projekt për monitorimin e Beogradit me kamera. Këto të fundit janë siguruar nga gjiganti kinez i teknologjisë, Huawei, çka ka tërhequr vëmendjen e aktivistëve dhe institucioneve të Bashkimit Europian. Euronews ka bërë një vëzhgim për t’i dhënë përgjigje pyetjes që është ngritur shpesh në Perëndim lidhur me këtë mënyrë monitorimi.

Sfidë rivalëve, Huawei lançon sistemin e vet operativ

Postuar në 03 Qershor, 2021 11:11

Huawei ka lançuar sistemin e vet operativ, Harmony OS. Ky sistem do të bëjë të mundur lidhjen e smartfonëve me pajisje si makinat, orët smart, laptopët dhe pajisjet shtëpiake.

Harmony OS do të nisë funksionimin në disa modele të Huaweit që nga dita e sotme, ndërsa pritet kalimi i përdoruesve nga sistemi i Google-it, Android, drejt tij.

Huawei si kalë Troje, nis në Varshavë gjyqi i parë për spiunazh

Postuar në 01 Qershor, 2021 11:15

Ndërsa shumë shtete europiane janë në dilemë nëse do t’i hapin apo jo “derën” teknologjisë 5G që ofron gjiganti kinez i teknologjisë, në Varshavë nis sot një proces gjyqësor spiunazhi që përfshin një ish-agjent të shërbimeve sekrete polake dhe një ish-punonjës të Huawei-t. Dy të pandehurit u arrestuan në Poloni në janar 2019 me dyshimin se kanë spiunuar për llogari të Kinës, një rast ky që ka nxitur debatin ndërkombëtar mbi rreziqet e mundshme të sigurisë kur përdoren pajisjet Huawei në rrjetet e komunikimit.

Huawei sjell teknologjinë 6G brenda vitit 2030

Postuar në 18 Prill, 2021 12:05

Ndërsa shumë vende të botës sapo kanë nisur të përqafojnë teknologjinë 5G, gjiganti kinez i teknologjisë Huawei po planifikon pasardhësin e tij akoma më të shpejtë.

Xu Zhijun, kreu aktual i kompanisë, i cituar nga mediat kineze, thotë se rrjeti 6G do të hyjë në treg në më pak se 10 vjet, deri në vitin 2030.

SHBA shpall Huawei-n kërcënim për sigurinë kombëtare

Postuar në 14 Mars, 2021 11:07

Ndryshe nga sa mund të kenë menduar disa, administrata Biden duket se nuk ka ndërmend të ndryshojë nga paraardhësja sa i takon qasjes ndaj gjigantit kinez të teknologjisë, Huawei.

Komisioni Federal i Komunikimit (FCC) e ka konsideruar Huaëei-n një kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane.

FCC njoftoi të premten se firma, si dhe katër kompani të tjera kineze, paraqesin "një rrezik të papranueshëm për sigurinë kombëtare të SHBA ose sigurinë dhe sigurinë e shtetasve amerikanë".

Pages

Subscribe to RSS - huawei