oshee

Vrau veten jo për faj të dritave

Postuar në 10 Gusht, 2022 11:43

Dje në media qarkulloi lajmi i vetëvrasjes me varje I një shtetasi në Përrenjas. U tha se personi kishte  vrarë veten për shkak se nuk kishte paguar detyrimet ndaj OShEE-së. Befas, sapo një njeri ka humbur jetën vlera e saj si e tillë ka humbur për t’i lënë vendin lajmit kryesor: gjetjes së fajit dhe autorit. 
Në këtë rast çështja është zgjidhur sa hap e mbyll sytë. OShEE ka reaguar direkt duke sqaruar se a ka sqaruar në vend situatën duke konfirmuar se personit në fjalë nuk i janë prerë dritat. Thotë OShEE: 
 

Përkujtesë PD-së për një gjobë ende të pavënë ndaj qeverisë

Postuar në 07 Tetor, 2021 18:01

Partia Demokratike e Lulzim Bashës është kthyer në Parlament me tri nisma për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Zgjedhjet e 25 prillit, inceneratorët dhe çështja "Beketi". Çështja e parë është e shpikur; zgjedhjet PD-ja i ka humbur edhe numerikisht, por edhe politikisht qëkurse kryetari i saj përjashton me vendime personale deputetë nga Grupi Parlamentar.

OSHEE Group, në sprovën më të madhe menaxheriale

Postuar në 26 Shtator, 2020 16:43

 

Një ankesë për mbifaturim për Bletën Punëtore - OSHEE

Postuar në 02 Qershor, 2020 21:03

Shqetësimi i Fatmir Ndreut, i cili është banor në zonën e Freskut, lidhet me faturimin nga OSHEE-ja. Ai thotë se qëkurse i është instaluar matësi i ri, faturohet 3000 lekë më shumë, se sa me matësin e vjetër. Fatmiri na tregon se ndërrimi i sahatit  është bërë pa praninë e klientit.

OSHEE përgatit fatura “afrofe” për qytetarët, çmim reference sipas konsumit mujor

Postuar në 29 Mars, 2020 15:46

Në një kohë kur vendin e ka mbërthyer koronavirusi, OSHEE dhe ERE kanë përgatitur faturat afrofe për konsumatorët dhe bizneset. Asgjë nuk është bërë publike më herët, teksa vendimi është marrë në fshehtësi mes këtyre 2 institucioneve. Sipas kreut të OSHEE-së, Ardian Çela çmimi i referencës do të vihet sipas konsumit mujor të subjektit përkatës.

OSHEE-ja kap fundin. Kërkon shtyrje afatesh për pagesën e faturave

Postuar në 04 Prill, 2019 21:33

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndohet në një situatë kritike financiare aq sa ka detyruar Entin Rregullator të Energjisë që të shtyjë afatin e pagesave për blerjen e energjisë nga ana e operatorit. OSHEE-ja, e konsideruar si një histori suksesi në menaxhim nga qeveria e z. Edi Rama, ka nisur në shkresë në datën 8 mars të këtij viti, përmes së cilës kërkon vendosjen e periudhës tranzitore

Refoma e energjisë, ndarje e OSHEE-së, çmime tregu për konsumatorët

Postuar në 22 Dhjetor, 2018 16:17

Në datën 12 dhjetor të këtij viti, Këshilli i Ministrave ka miratuar një propozim të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë për Planin Strategjik për Reformimin e Sektorit të Energjisë. Dokumenti paraqet rëndësi të madhe qoftë edhe për faktin se në parim ai synon hapjen e tregut të pakicës në një sketor ku funksionon monopoli. Dokumenti pranon se reforma është ngadalësuar dy vitet e fundit dhe vetë struktura e burimeve prodhuese paraqet probleme.

Marrëzitë e Çelës nuk kanë fund!

Postuar në 12 Dhjetor, 2018 18:24

OSHEE nuk ia doli në 6 vjet të disiplinojë faturimin e energjisë dhe mbledhjen e të ardhurave në Shkodër, duke gjetur si zgjidhje pajtimin e një nënkontraktori amerikan për mbledhjen e debive, humbjet në rrjet apo dhe planin e saj në terren. 

Mbledhja e taksës së pronës nga OSHEE, Shoqata e Bashkive: Agjenti tatimor të caktohet nga Këshilli Bashkiak

Postuar në 20 Gusht, 2018 14:00

Shoqata e Bashkive ka kundërshtuar propozimin që taksën e banesës ta mbledhë OSHEE-ja përmes faturës së dritave. Përmes një letre të publikuar sot në gazetën “Panorama”, shoqata kërkon nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave që vendimin për caktimin e agjentit tatimor për mbledhjen e taksës ta ketë Këshilli Bashkiak. Po kështu vërejtje janë paraqitur edhe për komisionin prej 4% që I shkon OSHEE-së.

Taksa e pronës te fatura e energjisë, 4% e merr OSHEE

Postuar në 03 Gusht, 2018 17:41

Dështimi për të mbledhur taksën e re të pronës, e cila ka hyrë në fuqi prej 1 Prillit duket se ka detyruar Ministrinë e Financave të kërkojë partner në mbledhjen e parave.

Në Prill qeveria vendosi që pushteti lokal të zgjidhte vetë agjentin, dhe nga pjesa dërrmuese e bashkive u caktua ujësjellësi, por tashmë propozohet që agjenti i ri të jetë OSHEE. 

Pages

Subscribe to RSS - oshee