Një ankesë për mbifaturim për Bletën Punëtore - OSHEE
Shqetësimi i Fatmir Ndreut, i cili është banor në zonën e Freskut, lidhet me faturimin nga OSHEE-ja. Ai thotë se qëkurse i është instaluar matësi i ri, faturohet 3000 lekë më shumë, se sa me matësin e vjetër. Fatmiri na tregon se ndërrimi i sahatit është bërë pa praninë e klientit.
Në zonën tonë, këta matës janë vënë fshehtas, janë vënë me kilovatë të matur. Asnjëherë nuk kam gjetur zgjidhje. Kam shkuar te OSHEE, Kujdesi ndaj Klientit, kërkesa, ankesa edhe drejtorit të madh. Matësit kur janë vënë, duke pasur parasysh se nuk janë vënë në prezencën tonë, janë vënë me 750 ose 1000 kw brenda. Kam punuar 40 vjet në OST dhe kur OSHEE kërkon të më zhvasë mua, llogarit për njerëzit e thjeshtë. Me ndërrimin e matësit, fatura ime ka ardhur edhe dy herë në muaj, por edhe 30 mijë lekë më shumë. Më kanë ardhur dy fatura për muajin mars. Katër muaj që është ndërruar matësi nga 30 mijë lekë është 120 miljë lekë vjedhja që më ka bërë OSHEE-ja.
Një tjetër qytetar, i cili banon në të njëjtin pallat, ngre të njëjtin shqetësim.
Matësit e rinj janë vënë pa dijeninë tonë. Unë nuk jam njfotuar që po vendoset një matës i ri dhe ka këtë kosto. Matësit e rinj kanë kosto tjetër. Janë vendosur me kilovatë brenda dhe kanë edhe mundësinë e manipulimit.
Lidhur me pretendimin, OSHEE sqaroi për TvT se sistemi në këtë rast prodhon dy fatura.
Paraprakisht ju sqarojmë se, me zëvendësimin e matësit gjenerohen 2 fatura sepse: Template i faturës ka të përcaktuar dhe nr serial të matësit dhe leximet për matës. Për transparencë me konsumatorin dalin 2 fatura: një për matësin e vjetër dhe një faturë për matësin e ri, sikurse ju kemi sqaruar më parë.
Nga vëzhgimi që bëri TvT në njërën nga pikat e OSHEE, qytetarët ankohen se faturat e energjisë elektrike për dy muajt e fundit kanë qenë tejet të fryra, veç faktit që ato nuk u dërgohen në shtëpi.
Faturat e fyra të marsit dhe prillit, OSHEE i ka shpjeguar me faktin se faturuesit e kishin të pamundur të lexonin matësit në kohën e pandemisë dhe për këtë arsye u përdor çmimi i referencës duke marrë si bazë të njëjtat vlera të vitit të kaluar.
TvT
Add new comment