Përkujtesë PD-së për një gjobë ende të pavënë ndaj qeverisë

Postuar në 07 Tetor, 2021 18:01

Partia Demokratike e Lulzim Bashës është kthyer në Parlament me tri nisma për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Zgjedhjet e 25 prillit, inceneratorët dhe çështja "Beketi". Çështja e parë është e shpikur; zgjedhjet PD-ja i ka humbur edhe numerikisht, por edhe politikisht qëkurse kryetari i saj përjashton me vendime personale deputetë nga Grupi Parlamentar.

Dy çështjet e tjera janë evidentuar nga media. PD-ja thjesht po i përfshin në axhendë poitike dhe institucionale për të gjobitur shumicën qeverisëse. Nuk është akuzë: PD-ja do e gjobisë qeverinë me peshën e rëndë të së vërtetës së madhe që do nxjerrin këto akte korruptive.

E në këtë mision të madh të opozitës ne bëjmë një sugjerim tonin, fare modest: Dje, ish-kreu i KESH, Gjergj Bojaxhi deklaroi se humbjet me 6% që OSHEE detyrohet të mbulojë çdo vit për shkak të korrupsionit të saj janë 79 milionë euro. Më fal moj PD: Pak janë? Nuk është vendi për një tjetër Komision Hetimor që kjo qeveri të gjobitet siç e ka hak me një tjetër të vërtetë të madhe për korrupsionin? 

Është Koha për Veprim siç thoshte dikur Ilir Meta i LSI-së.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.