Taksa e pronës te fatura e energjisë, 4% e merr OSHEE
Dështimi për të mbledhur taksën e re të pronës, e cila ka hyrë në fuqi prej 1 Prillit duket se ka detyruar Ministrinë e Financave të kërkojë partner në mbledhjen e parave.
Në Prill qeveria vendosi që pushteti lokal të zgjidhte vetë agjentin, dhe nga pjesa dërrmuese e bashkive u caktua ujësjellësi, por tashmë propozohet që agjenti i ri të jetë OSHEE.
Sipas Tv Klan për këtë shërbim në arkën e kompanisë së shpërndarjes do të kalojnë 4% të totalit të taksës që do të mblidhet. Prej Janarit të vitit të ardhshëm në faturën e dritave do të shtohet edhe shuma e re e taksës së ndërtesës.
Koncepti i taksimit të pasurisë sipas metodës së re është vlera e saj, ku për familjarët do të jetë 0.05% në vit dhe për bizneset 0.15%. E gjithë shuma do të përpjestohet çdo muaj te fatura e dritave. Një pjesë e mirë e planit të mbledhjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit nuk është realizuar për shkak të shtyrjes së zbatimit të metodës së re të taksës së ndërtesës.
Add new comment