oshee

Administrata, “kualifikime” non stop. OSHEE mbi 500 mijë euro tender për të trajnuar stafin...

Postuar në 17 Gusht, 2015 19:43

Plot 720 milionë lekë të vjetra nga fondet e veta (mbi 500 mijë euro), planifikon të harxhojë OSHEE, për kualifikimin e stafit. Syri.net zbulon një tjetër institucion që “investon” për kualifikimin e stafit të tij. Sipas Syri-t, kriteret e konkurrentëve duken të specifikuara për një kompani të paracaktuar. Pasi 150 veta staf e kaq pedagogë nuk i ka as fakulteti i inxhinierisë elektrike. Ky është një dokument kuptimplotë që tregon se përse përdoren paratë e qytetarëve që po bëjnë burg për 30 mijë lekë të vjetra energji të papaguar.

ARMO, probleme edhe me pagesat e energjisë. OSHEE kërkon sekuestro për 11 fatura të papaguara

Postuar në 17 Gusht, 2015 14:19

Kompania ARMO e përpunimit të naftës “bie në rrjetën” e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. Ky i fundit ka kërkuar sekuestro konservative për shkak se ARMO rezulton debitore ndaj OSHEE me 11 fatura të papaguara. “OSHEE i ka bllokuar ARMO-s llogaritë rrjedhëse, pas lëshimit të titullit ekzekutiv për detyrimet e papaguara të energjisë elektrike”, shkruan revista “Monitor” që raporton se janë disa që kanë kërkuar në QKR sekuestro. Borxhi i naftës së kompanisë është 267 milionë dollarë, prej të cilave 209 milionë bankave, kurse borxhi tatimor 53 miliomë dollarë.

Shqipëria, sekreti i fundit/Të heqin dritat, kur as nuk t'i sjellin

Postuar në 09 Gusht, 2015 16:15

Ngjan thuajse e pashmangshme që dritat të mungojnë aty ku ka shumë njerëz. Kjo po ndodh aktualisht në Jug të Shqipërisë, aty ku shpresohet që të fitojmë turizmin si sfidë edhe ekonomike, apo imazhi. Mirëpo punët nisin mbrapsht. P.sh lajmet e para që erdhën nga bregdeti ishin ato që kishin të bënin me ndërprerjen e furnizimit me energji të atyre subjekteve që rezultonin debitore ndaj OSHEE-së. Edhe pse një goditje jo shumë e gjetur, sërish enti në fjalë është në të drejtën ligjore të zbatojë masat e mësipërme.

Pages

Subscribe to RSS - oshee