ARMO, probleme edhe me pagesat e energjisë. OSHEE kërkon sekuestro për 11 fatura të papaguara
Kompania ARMO e përpunimit të naftës “bie në rrjetën” e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. Ky i fundit ka kërkuar sekuestro konservative për shkak se ARMO rezulton debitore ndaj OSHEE me 11 fatura të papaguara. “OSHEE i ka bllokuar ARMO-s llogaritë rrjedhëse, pas lëshimit të titullit ekzekutiv për detyrimet e papaguara të energjisë elektrike”, shkruan revista “Monitor” që raporton se janë disa që kanë kërkuar në QKR sekuestro. Borxhi i naftës së kompanisë është 267 milionë dollarë, prej të cilave 209 milionë bankave, kurse borxhi tatimor 53 miliomë dollarë. “Monitor” shkruan se probleme paraqesin edhe kompanitë nënkontraktore.
Add new comment