oshee

Mbyllet pazari për aferat OSHEE-CEZ. Të dyja palët dalin të palagura, teatri me komisionet hetimore vazhdon

Postuar në 21 Nëntor, 2016 16:59

Nga privatizimi i OSHEE-së deri te arritja e marrëveshjes së mirëkuptimit me CEZ u konsumuan dy procese në të cilën negociatorë ishin dy qeveri të ndryshme, ajo Berisha dhe më pas kabineti Rama.

Reforma e energjisë? KESH, 50 milionë euro humbje për vitin 2015. OSHEE shet me 9.5 lekë, kostoja arrin në 11.2 lekë!!!

Postuar në 29 Tetor, 2016 15:44

Korporata Energjetike Shqiptare humbi 50 milionë euro nga blerja e energjisë tek operatorët privatë. Ky fakt është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, sipas të cilit humbja ka ardhur si pasojë e diferencave mes çmimit të blerjes dhe atij të shitjes.

Autoriteti i Konkurencës: Të ulet çmimi i energjisë elektrike. Enti Rregullator: Nuk është ende koha

Postuar në 05 Tetor, 2016 16:04

Autoriteti i Konkurencës kërkon uljen e çmimit të energjisë elektrike. Sipas këtij autoriteti, kërkesa vjen si pasojë e marrëveshjes mes KESH dhe OSHEE “për të blerë energjinë e tepruar nga KESH direkt, pa ia shitur njëherë operatorëve privatë dhe më pas ata OSHEE-së”.

Fshirja e pagesave, abuzimet me lidhjet e reja në OSHEE

Postuar në 29 Shtator, 2016 16:48

Fshirja e pagesave nga sistemi i OSHEE-së po shndrrohet në praktikën e fundit, ndërsa problematika të rënda shoqërojnë sistemin energjitik në vend. Nga një investigim i thjeshtë i "TemATV" dalin në skenë abuzimet në sistemin qendror energjitik dhe plaga e shoqërisë, që po lëngon nga pamundësia e pagesave.

OSHEE prezaton matjen e energjisë me bluetooth

Postuar në 24 Shtator, 2016 15:10

Korporata e shpërndarjes së energjisë po fut teknika të reja në matjen e saj. Projekti ka nisur në Tiranë ku është prezantuar pajisja e quajtur PDA, e cila do të lexojë dhe trasmetojë në kohë reale në server të dhënat për çdo abonent.

Investigimi i “STOP”, zyrtarë të OSHEE pajisin me libreza invaliditeti debitorët për t'u fshirë detyrimet (Video)

Postuar në 21 Shtator, 2016 10:18

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është një nga arkat “shtetërore” ku kanalizohen një pjesë e madhe e parave të shqiptarëve, 3 vitet e fundit edhe me metoda represive të burgosjes për ata që nuk paguanin detyrime. Pati edhe raste të ndaluarish që ndërruan jetë në qeli për shkak të problemeve kardiake apo edhe vetëvrasjeve. Megjithatë qeveria dhe shkëlqesia e tij kryeministër nuk ka nguruar ta prazantojë OSHEE-në dhe Ardian Çelën në krye të këtij institucioni si historisë suksesi.

Matësat e OSHEE nuk funksionojnë, faturim afrofe për mijëra abonentë deri në fund të vitit

Postuar në 21 Gusht, 2016 11:36

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka pranuar zyrtarisht se e ka të pamundur të eliminojë faturimin aforfe të mijëra abonentëve, duke qenë se matësit e instaluar së fundmi pranë tyre nuk janë në gjendje të funksionojnë.

Bleta punëtore "godet" sërish. Tender 7 milionë euro për verifikim adresash

Postuar në 20 Gusht, 2016 12:36

Një tender prej 7 milionë euro është zhvilluar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë për verifikim adresash. Një prej fituesve është gazeta “Çelësi” dhe sipas “shqiptarja.com” fituesit kanë dhënë ofertë 0.8% poshtë fondit limit.

Një krim në kufijtë e urrejtjes për shtetin, debitori qëllon me thikë punonjësin e OSHEE-së në Shkodër

Postuar në 11 Gusht, 2016 21:23

Zamir Velaj është viktima e parë e daljes nga kontrolli të një 47 vjeçari, të cilit OSHEE i kishte ndërprerë energjinë elektrike për çështje borxhesh. Një krim në kufijtë e urrejtjes ndaj shtetit. Këtë e konfirmon dinamika e krimit pasi sipas raportimit nga Shkodra  “mësohet se autori e ka qëlluar disa herë me thikë viktimën duke i shkaktuar plagë të rënda në pjesën e gjoksit dhe të barkut, e për pasoj nga prekja e organeve jetike viktima nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve.

OSHEE blen energji 4 euro më shtrenjtë se bursa

Postuar në 04 Gusht, 2016 13:16

OSHEE ka kontraktuar për muajin gusht blerjen e rreth 160 megavat energji elektrike me vlere 7,1 milion euro pa TVSH. Cmimi mestar që kanë dhënë kompanitë fituese të tenderit ka qenë 44.47 euro për megavat orë, ose rreth 4 euro më i shtrenjtë se cmimi i Bursës së Hungarisë që është referenca për blerje të tilla, raporton Tema Tv.

 

Pages

Subscribe to RSS - oshee