Investigimi i “STOP”, zyrtarë të OSHEE pajisin me libreza invaliditeti debitorët për t'u fshirë detyrimet (Video)

Postuar në 21 Shtator, 2016 10:18

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është një nga arkat “shtetërore” ku kanalizohen një pjesë e madhe e parave të shqiptarëve, 3 vitet e fundit edhe me metoda represive të burgosjes për ata që nuk paguanin detyrime. Pati edhe raste të ndaluarish që ndërruan jetë në qeli për shkak të problemeve kardiake apo edhe vetëvrasjeve. Megjithatë qeveria dhe shkëlqesia e tij kryeministër nuk ka nguruar ta prazantojë OSHEE-në dhe Ardian Çelën në krye të këtij institucioni si historisë suksesi.

Por faktet që dalin në dritë tregojnë se OSHEE është një fole korrupsioni qeveritar. Është emisioni investigativ “STOP” sjell një tjetër rast korrupsioni. Përmes një kamera të fshehtë, “STOP” nxjerr “të palarat” dhe korrupsionin që ndodh në këtë institucion. Një person debitor me 120 mijë lekë të reja, kërkon një mënyrë që të shmangë detyrimin.

Për këtë “i vijnë në ndihmë” zyrtarët e Shërbimit të Klientit. Ata kërkojnë 35 mijë lekë të reja dhe i japin debitorit statusin e invalidit. Pas kësaj, personi në fjalë, paguan një shumë qesharake mujore, si detyrim ndaj OSHEE -së. Por ky nuk është rasti i vetëm i tillë. Punonjësi i OSHEE, thotë se janë të shumtë debitorët me shifra marramendëse që i drejtohen atyre për “t’iu zgjidhur hallin”, përmes kësaj mënyre.

 

2863786786876873 by PanoramaVideo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.