Autoriteti i Konkurencës: Të ulet çmimi i energjisë elektrike. Enti Rregullator: Nuk është ende koha

Postuar në 05 Tetor, 2016 16:04

Autoriteti i Konkurencës kërkon uljen e çmimit të energjisë elektrike. Sipas këtij autoriteti, kërkesa vjen si pasojë e marrëveshjes mes KESH dhe OSHEE “për të blerë energjinë e tepruar nga KESH direkt, pa ia shitur njëherë operatorëve privatë dhe më pas ata OSHEE-së”.

Kjo ka bërë që sektori Elektro Energjitik të përfitojë 6 milionë euro vetëm për 6 muajt e parë të zbatimit të saj. Duke parë këto përfitime, Autoriteti i Konkurrencës thotë se kjo marrëveshje është në shkelje të rregullave ta konkurrencës, por duke qënë se ka fitime për kompanitë të cilat janë publike, duhet të reflektohet në uljen e çmimit të energjisë për konsumatorët. Lindita Milo thotë se marrëveshja ka qënë favorizuese për një palë, kompaninë e shpërndarjes, prandaj ajo duhet të zbatohet vetëm në kohën e tepricave të mëdha të prurjeve hidrike dhe jo në kohë të zakonshme. Kjo pasi edhe KESH duhet të bëhet një kompani rentabël dhe të sigurojë fitime”, raporton Vizion Plus.

Mirëpo kërë kërkesë nuk e merr shumë në konsideratë Enti Rregullator i Energjisë, sipas të cilit sektori duhet të ketë stabilitet përpasa sesa të kalohet në rishikim të tarifave.

I kontaktuar nga Vizion Plus, kreu i Entit Rregullator, shprehet se që të ndodhë ndryshimi i tarifave të energjisë elektrike, duhet që fillimisht sektori të ketë stabilitet. Përpara ndryshimit të çmimit, ERE po përpiqet të rregullojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike. Megjithatë në dhjetor, sërish kompanitë do të aplikojnë për tarifat e reja te çmimeve dhe do të jetë bordi që do të vendosë, nëse ka apo jo ndryshim të çmimit”, vijon VP.

 

http://vizionplus.al/autoriteti-i-konkurrences-te-ulet-cmimi-i-energjise/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.