Administrata, “kualifikime” non stop. OSHEE mbi 500 mijë euro tender për të trajnuar stafin...
Plot 720 milionë lekë të vjetra nga fondet e veta (mbi 500 mijë euro), planifikon të harxhojë OSHEE, për kualifikimin e stafit. Syri.net zbulon një tjetër institucion që “investon” për kualifikimin e stafit të tij. Sipas Syri-t, kriteret e konkurrentëve duken të specifikuara për një kompani të paracaktuar. Pasi 150 veta staf e kaq pedagogë nuk i ka as fakulteti i inxhinierisë elektrike. Ky është një dokument kuptimplotë që tregon se përse përdoren paratë e qytetarëve që po bëjnë burg për 30 mijë lekë të vjetra energji të papaguar. Tenderi është llogaritur për datën 20 gusht dhe ofertat elektronike mbyllen në orën 14.00.
Edhe një pyetje shtesë ka vend. Të paktën formalisht, trajnime dhe rikualifikime të stafit nuk janë ndonjë çudi e madhe. Po si është e mundur një rekrutim masiv me njerëz kaq të papërgatitur që ka bërë OSHEE, aq sa detyrohet të kualifikojë stafin?
a.j
Add new comment