orban
Karton i verdhë nga BE për Hungarinë
Me 448 vota pro, 197 kundër dhe 48 abstenime, Parlamenti Evropian ka miratuar aktivizimin e procedurës së sanksioneve kundër Hungarisë për shkeljen e përsëritur të rregullave demokratike.
Kjo është hera e parë në historinë e Unionit që aktivizohet procedura e nenit 7 kundër një shteti anëtar. E njëjta procedurë ka filluar që nga dhjetori 2017 kundër Polonisë, me një vendim të Komisionit Evropian.
Çfarë mundëson Neni 7?
Neni 7 quhet 'zgjedhje nukleare' pasi vendos sanksione mbi një vend anëtar dhe pezullimin e të drejtës për të votuar.
Refuzon një Europë të udhëhequr nga Franca
Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se "nuk do të dëshironte një Bashkimi Evropian të udhëhequr nga Franca " duke i cilësuar zgjedhjet europarlamentare të Majit 2019 si "vendimtare" për BE-në.
"Ne kurrë nuk jemi ballafaquar me zgjedhje kaq të rëndësishme"- tha Orban, i pyetur nga gazeta gjermane Bild për zgjedhjet evropiane që do të mbahen në maj 2019. "
"Gjermanët duhet të jenë vigjilentë për të gjithë të tjerët. Francezët ecin me teorinë, udhëheqja na takon neve, por paratë t’i japë Gjermania”
“Stop Soros”, projektligji i parë pas fitores
Pas fitores në zgjedhjet e së dielës, partia e djathtë në pushtet Fidesz e nacionalistit Viktor Orban është gati për të dorëzuar në parlament projektligjin “Stop Soros”, i cili do të kufizojë aftësinë e OJQ-ve për t’u ofruar ndihmë refugjatëve dhe emigrantëve .
Hungaria ngjyroset “Portokalli”, Orban rikonfirmohet
Viktor Orban mori një fitore dërrmuese të dielën në zgjedhjet parlamentare në Hungari. Suksesi i një prej kryeministrave më të diskutueshëm në Europë është i pashembullt. Partia e tij Fidesz mori 48,8% të votave me një avantazh prej gati 30 pikë përqindje nga kundërshtarët.
Ky rezultat do të thotë se Fidesz mbledh 133 vende në parlament nga 199 gjithsej duke i lejuar që ashtu si në dy zgjedhjet e mëparshme, në vitin 2010 dhe 2014, të ketë shumicën e nevojshme për të kaluar reformat kushtetuese.
Rreziku i një mandati të tretë për Viktor Orban
Që prej vitin 1989 Hungaria zhvillon zgjedhje në një atmosferë të nderzur politike, por këtë herë, klima është më e tensionuar se kurrë.
Kryeministri konservator dhe populist Viktor Orban si dhe partia e tij Fidesz, argumentojnë se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në vend, pasi ekzistenca e kombit hungarez është e kërcënuar nga "emigrantët" dhe " forcat internacionaliste ". Për forcat e majta dhe opozitën e krahut të djathtë, përkundrazi është në rrezik sundimi i ligjit dhe demokracia.
Orban kërkon 400 mln euro për ndërtimin e murit në kufi
Kryeministri hungarez, Viktor Orban do të kërkojë nga Bashkimi Evropian të financojë gjysmën e kostos së murit që Hungaria do të ndërtojë për të ruajtur kufijtë nga emigrantët. Burime pranë kabinetit të kryeministrit Orban thanë se në një letër që do t'i dërgohet Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, do t'i kërkojet një financim shtesë prej 400 milionë eurosh.
Hungari, program patriotizmi në shkolla
Ndërgjegje të fortë kombëtare dhe gatishmëri më të madhe për mbrojtjen e atdheut dëshiron të injektojë tek të rinjtë kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili e udhëzoi Ministritë e Punëve Sociale dhe Mbrojtjes për të krijuar një program të ri arsimor "patriotizmi dhe mbrojtje të atdheut".
Orban vs Soros/Ligji i ri për arsimin synon mbylljen e Universitetit të Europës Qendrore
Qeveria hungareze e Viktor Orban po vepron me instrumente ligjore për të mbyllur Universitetin e Europës Qendrore(Central European University), i mirënjohur tashmë dhe i themeluar që nga viti 1990. Universiteti është themeluar nga miliarderi George Soros dhe ka aktualisht 14 000 studentë nga 117 vende të ndryshme. Drejtuesi i tij është Michael Ignatieff, një intelektual dhe studiues nga Kanadaja, i njohur edhe ky në plan ndërkombëtar. Sipas tij ligji që ka propozuar qeveria e Orban diskriminon posaçërisht universitetin për shkak të financimit të tij nga Soros.
Orban kufizon me ligj veprimtarinë e OJQ-ve të George Soros
Kryeministri hungarez tha të premten se do të kufizojë me ligj veprimtarinë e organizatave joqeveritare në Hungari, shumë prej të cilave i akuzon se synojnë të ndikojnë në jetën politike të vendit. Budapesti ka akuzuar shpesh miliarderin George Soros për ndërhyrje në punët e brendshme përmes organizatave joqeveritare.
Javën e fundit qeveria hungareze shpalli të padëshirueshme organizatat joqeveritare Transparency International dhe Komitetin e Helsinkit, të cilat kanë publikuar raporte kritike ndaj trajtimit që Hungaria po u bën emigrantëve.
Fitorja në referendum e pavlefshme, "nderin" e BE-së e shpëton pjesëmarrja e ulët
Referendumi hungarez mbi kuotat e pranimit të emigrantëve u deklarua i pavlefshëm pasi pjesëmarrja nuk i kaloi 50% të votuesve, por kjo nuk pengoi aspak që për partinë në pushtet të konsiderohej një fitore. Rreth 92% e pjesëmarrësve në referendum i janë përgjigjur me refuzimin e planit të BE mbi përcaktimin e kuotave të emigrantëve që duhet të presë Hungaria. Ky qëndrim i qytetarëve hungarezë nuk duhet të injorohet nga Brukseli, tha kryeministri i vendit Viktor Orban. Plani i BE për sistemimin e 160.000 emigrantëve të bllokut europian parashikon që Hungaria të pranojë 1294 azilkërkues.