Hungaria ngjyroset “Portokalli”, Orban rikonfirmohet
Viktor Orban mori një fitore dërrmuese të dielën në zgjedhjet parlamentare në Hungari. Suksesi i një prej kryeministrave më të diskutueshëm në Europë është i pashembullt. Partia e tij Fidesz mori 48,8% të votave me një avantazh prej gati 30 pikë përqindje nga kundërshtarët.
Ky rezultat do të thotë se Fidesz mbledh 133 vende në parlament nga 199 gjithsej duke i lejuar që ashtu si në dy zgjedhjet e mëparshme, në vitin 2010 dhe 2014, të ketë shumicën e nevojshme për të kaluar reformat kushtetuese.
Partnerët evropianë nuk nxituan për ta uruar 54-vjeçarin Orban, qëndrimi i të cilit mbi emigracionin, multikulturalizmin dhe ndërhyrjet e "Brukselit" janë ngacmues për disa shtete anëtare të BE-së. Por Orban nuk është i vetëm. Kryeministri hungarez i cili në vitin 2015 ngriti një gardh prej disa qindra kilometrash për të parandaluar hyrjen në vend të refugjatëve, të cilët i krahason me "terroristët" shfaqet i inkurajuar nga forcimi i politikave të imigracionit në shumë vende evropiane.
Add new comment