orban
Macron-Orban, një aleancë në prapaskenë?
Nga Hungaria nuk pritet progres në fushën e sundimit të ligjit, të paktën deri pas zgjedhjeve të prillit. Presidenti francez, Emmanuel Macron, e bëri një deklaratë të tillë pas takimit me kryeministrin Viktor Orbán në Budapest të hënën.
Orbán e ndau këtë vlerësim në konferencën e fundit për shtyp të samitit të Grupit të Vishegradit, gjatë së cilës u pa një raport i ngrohtë mes të dyve.
Orban i kërkon BE-së paratë e shpenzuara për mbrojtjen e kufijve
Hungaria i kërkon BE-së rimbursimin e shpenzimeve të bëra për masat e mbrojtjes së kufirit. Në një letër drejtuar presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, kryeministri Viktor Orban i kujton asaj koston e barrierave në kufij: 590 miliardë fiorinta.
Orban: Referendum për ligjin e LGBITQ
Victor Orban ka gjetur një zgjidhje demokratike për t’iu kundërpërgjigjur kritikave që i vijnë nga BE për të ashtuquajturin ligj problematik anti-LGBTIQ. Kryeministri hungarez ka njoftuar se për këtë ligj do të zhvillohet një referendum në vend në mënyrë që t’i jepet përgjigje përfundimtare çështjes.
Orban përplaset sërish me BE-në
Marrëdhëniet mes BE-së dhe Hungarisë tensionohen sërish në prag të samitit europian të Brukselit. Shkak është bërë një ligj që Hungaria miratoi për homoseksualitetin. Nga njëra anë janë 17 krerë shtetesh që në një deklaratë të përbashkët dënojnë çdo formë diskriminimi me bazë seksualitetin, ndërsa nga ana tjetër Viktor Orban, i cili sapo ka mbërritur në Bruksel ngul këmbë se nuk ka ndërmend ta tërheqë ligjin, të cilin e konsideron aspak diskriminues.
Sipas tij, ligji nuk është kundër homoseksualëve, por “një ligj që mbron prindërit dhe fëmijët”.
Orban i hap derën Kinës
Tre vjet pas mbylljes së Universitetit të Evropës Qendrore, qeveria hungareze duket se po i lëshon terrenin e tij një universiteti kinez. Muajin e kaluar, Hungaria nënshkroi një marrëveshje strategjike me Universitetin Fundan, për hapjen e një kampusi në Budapest, në vitin 2024.
Qeveria e Viktor Orbanit thotë se hyrja e univeristetit kinez në vend, i pari në BE, do të rrisë standardet e arsimit në Hungari.
Partia e Orban largohet nga PPE
Partia në pushtet në Hungari, Fidesz, është tërhequr nga Partitë Popullore Evropiane, PPE. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, e bëri të ditur vendimin përmes një letre dërguar kryetarit të grupit parlamentar të PPE-së, Manfred Weber, letër të cilën e postoi në Twitter një nga ministrat e tij.
Orban: Nuk ka vaksina lindore dhe perëndimore, por të mira ose të këqija
Kryeministri hungarez Victor Orban ka deklaruar në një intervistë për portalin gjerman “Focus” se të gjitha vendet duhet të blejnë vaksina kundër CoVid-19 pavarësisht origjinës së tyre.
Në një pandemi është puna e politikanëve të marrin përgjegjësinë dhe mbrojnë shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Sepse ata që marrin kohë mund të shpëtojnë jetë dhe rifitojnë lirinë e tyre
është shprehur Orban.
Pakënaqësia po rritet, edhe hungarezët në rrugë
Mijëra hungarezë dolën në rrugët e Budapestit për të protestuar kundër ligji të ri të punës, por edhe qeverisjen gjithmonë e më autoritare të kryeministrit të djathtë, Viktor Orban.
Ky ishte demonstrimi i katërt në një javë me pjesëmarrjen e partive të krahut të majtë, organizatave studentore dhe qytetarëve të opozitës të cilët kundërshtojnë qeverinë e konservatorit Orban.
Orban, nga rruga në politikë (Video)
Ka ardhur nga rruga dhe doli sërish në rrugë për t’i treguar një miku amerikan se rrugën drejt pushtetit nuk e ka patur të lehtë. Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe aktori i njohur amerikan Chuck Norris kaluan një paradite së bashku në Budapest.
Ndalohet me ligj fjetja në vende publike
Viktor Orban është i njohur për politikat kundër refugjatëve, emigrantëve, romëve dhe në përgjithësi shtresave vulnerabël. Politikat e qeverisë së ekstremit të djathtë shpesh kanë provokuar reagime ndërkombëtare - edhe mes anëtarëve të familjes evropiane - por e vërteta është se asgjë nuk është bërë deri tani për ta frenuar.
Sicc shkruan BBC së fundmi qeveria e tij miratoi ligjin që ndalon njerëzit të flenë në rrugë apo parqe publike. Natyrisht, ky ndalim nënkupton një ndalim thelbësor të njerëzve të pastrehë që të jetojnë në rrugë.