orban
Gardhi i Orbanit ndryshoi Europën
Kur pikërisht para një viti autoritetet hungareze deklaruan, se tani do të mbyllet edhe boshllëku i fundit i kalimit kufitar, e gardhi në kufirin me Serbinë është ndërtuar,- gjithkush mund ta shihte, se për çfarë bëhej fjalë ato ditë në Europë: ndërkohë që në njërën anë kryeministri hungarez Viktor Orban punonte me zell për ta kthyer Europën në një fortifikatë, nga ana tjetër bota shihte ímazhet nga Gjermania. Mijëra njerëz u uronin mirëseardhjen me lule dhe lodra fëmijësh nëpër stacionet e trenave dhjetra mijëra refugjatëve.
Ngre krye populizmi, Orban paralajmëron referendum në vjeshtë për emigracionin
I përforcuar pas tronditjes që shkaktoi vota në favor të tërheqjes e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban insiston në planin e tij për të organizuar në vjeshtë një referendum mbi Migracionin. Diplomatët evropianë konsiderojnë se kjo është një nga betejat e ardhshme të Brukselit kundër politikanëve populistë.
Orban sërish në vëmendje: "Clinton është goja, Soros, zëri. Synojnë të sjellin 1 milionë myslimanë në Europë"
Victor Orban, kryeministri hungarez ka ardhur sërish në qendër të vëmendjes së mediave. Kësaj radhe për shkak të disa reagimeve të tij ndaj kandidates për presidente në SHBA, Hillary Clinton, ish-presidentit Bill Clinton dhe financierit të njohur me origjinë hungareze, George Soros. Gjatë një interviste, dhënë për radion publike të Hunagrisë, Orban, iu bashkua kritikave të politikanit polak, Jaroslaë Kaczynski, sipas të cilit “Clinton duhet të konsultohet me një doktor”.
Emigrantët, Orban mbyll kufirin hungarezo-kroat për një periudhë të pacaktuar
Agjensia e lajmeve AFP raporton se kryeministri hungarez, Viktor Orban ka njoftuar sot se do të mbyllte për një afat të pacaktuar kohor kufirin me Kroacinë dhe Hungarinë, pikë tranzit kalimi e emigrantëve që udhëtojnë çdo ditë në këtë udhëkalim drejt perëndimit të Evropës. “Fluksi i migrantëve nuk ka për t’u ulur, ne kërkojmë të pengojmë kalimin e refugjatëve”, deklaroi ai gjatë një konference shtypi në Vjenë.
"Të mirët" dhe të "këqinjtë" e BE-së*
"Edhe një fitore e tillë dhe ne jemi të humbur", mund të ketë menduar ndonjë politikan evropian pas votimit të ministrave të brendshëm të BE për kuotat e refugjatëve sipas parimit të shumicës. Pazarllëku i vazhdueshëm në lidhje me marrjen e njerëzve të dëshpëruar, të cilët janë të detyruar t'ia kthejnë shpinën atdheut të tyre për shkak të luftës dhe mjerimit, është i turpshëm. Shifrat e negociuara janë kapërcyer prej kohësh, vetëm në Gjermani priten pesë herë më shumë refugjatë deri në fund të vitit.