“Stop Soros”, projektligji i parë pas fitores

Postuar në 11 Prill, 2018 12:39

Pas fitores në zgjedhjet e së dielës, partia e djathtë në pushtet Fidesz e nacionalistit Viktor Orban është gati për të dorëzuar në parlament projektligjin “Stop Soros”,  i cili do të kufizojë aftësinë e OJQ-ve për t’u ofruar ndihmë refugjatëve dhe emigrantëve .

Rregullat e reja kanë për qëllim t’ua bëjnë më të vështirë OJQ-ve programet që synojnë mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve dhe refugjatëve. Po ashtu OJQ-të duhet të marrin autorizimin e qeverisë për të tilla programe, ndërsa çdo e ardhur nga jashtë vendit do të jetë subjekt i tatimit. Fidesz, e cila sipas llogaritjeve të fundit do të ketë 134 vende në Parlament është e përgatitur për të kaluar miratimin e projekt-ligjit brenda majit.

Një nga OJQ-të që ka qenë vazhdimisht në shënjestër të qeverisë është Komiteti i Helsinkit, i cili iu përgjigj deklaratave nga Fidesz se "bashkimi ynë do të vazhdojë aktivitetet për aq kohë sa ju të na kërkoni ndihmë për njerëzit të cilët jetojnë në kushte të mjerueshme. Ne kemi të njëjtën moshë si demokracia hungareze, e cila u themelua në vitin 1989 dhe është prishur vazhdimisht që nga ajo kohë".

Në të njëjtën kohë, botuesi i gazetës “Magyar Nemzet”, një nga dy gazetat më të mëdha të opozitës në vend njoftoi mbylljen për shkak të vështirësive financiare. Analistët theksojnë se mbyllja e gazetës dy ditë pas fitores gjithëpërfshirëse të Orbanit ka dimensione politike. Orban, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2010 akuzohet se ka marrë kontrollin e mediave kryesore të vendit, ndërsa aleatët e tij të ngushtë kanë aksione të mëdha në mediat private.

http://www.kathimerini.gr/958293/article/epikairothta/kosmos/stop-soros-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.