Orban kërkon 400 mln euro për ndërtimin e murit në kufi
Kryeministri hungarez, Viktor Orban do të kërkojë nga Bashkimi Evropian të financojë gjysmën e kostos së murit që Hungaria do të ndërtojë për të ruajtur kufijtë nga emigrantët. Burime pranë kabinetit të kryeministrit Orban thanë se në një letër që do t'i dërgohet Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, do t'i kërkojet një financim shtesë prej 400 milionë eurosh.
Qeveria hungareze synon që kufiri i Hungarisë me Serbinë dhe Kroacinë të përforcohet me një mur, dhe të ketë prani të shtuar të policisë dhe trupave që do të mbrojnë "të gjithë qytetarët evropianë nga mësymja e emigrantëve të paligjshëm. Orban pretendon se është koha për të ndihmuar Hungarinë siç Bashkimi Europain bëri me Greqinë, Italinë dhe Bullgarinë.
Kjo kërkesë vjen disa ditë para se Gjykata Evropiane të marrë një vendim për të refuzuar kuotën e emigrantëve të propozuar nga BE. Hungaria dhe Sllovenia me mbështetjen e Polonisë fqinje, kërkuan që gjykata të anulojë vendimin e BE-së së vitit 2015, sipas të cilit secili shtet duhet të strehojë një numër të caktuar refugjatësh, me qëllim lehtësimin e presionit ndaj Greqisë dhe Italisë. Sipas Orban, Hungaria rezervon të drejtën për të vendosur se kë dëshiron të pranojë brenda kufijve të saj dhe ta lejojë të vendoset atje.
Add new comment